Home / Sport / KF Veleshta bëhet me objekt sportiv

KF Veleshta bëhet me objekt sportiv

Me realizimin e premtimit të projektimit dhe financimit të një objekti të domosdoshëm për nevoja të Klubit Futbollistik “Veleshta” nga Veleshta, nga ana e Mendi Qyrës, dhe ndërmarrjes së tij “Trim-Lum”, sot në prani të projektuesve, investitorëve, kryesisë së klubit, këshilltar komunal, lojtarëve dhe sportdashëve, u vu gurthemeli për këtë objekt të KF “Veleshta”.

Objekti në fjalë kapë një sipërfaqe mbi 100 metro katror, ku do të kenë ambijentet e zhveshtoreve, zyrave për udhëheqësinë e klubit, zyrat0ambijentet për zyrtarët gjatë garave, qendrën sanitare me banjo të nevojshme dhe ambijente të tjera përcjellëse e përmbajtësore. Vlera e këtij objekti kap shifrën prej mbi 30.000 euro, mjete që i siguron Mendi Qyra dhe kompania e tij.

Përurimin e gurthemelit të objektit të KF “Veleshta” e bëri fillimisht Mendi Qyra, duke dëshiruar klubit suksese në të ardhmen ndërsa rinisë veleshtare dhe të vendbanimeve përreth angazhim sa më të madh në sport.

Të pranishmit faleminderuar investitorin e këtij objekti mjaft me vlerë për zhvillimin e sportit e sidomos për nevoja të KF “Veleshta” për nivelin e garava që zhvillon në katëgorinë e vet, ku kërkohen kushte dhe standarde të domosdoshme.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *