Home / Lajme / Maqedoni / KH: Lustrimi si gjueti shtrigash

KH: Lustrimi si gjueti shtrigash

30 korrik-“Po vazhdon të dëshmohet konstatimi se pushteti këtë proces po e zhvillon për tu ballafaquar me kundërshtarët politik dhe të gjithë ata që kanë qëndrime kritike ndaj politikave të qeverisjes aktuale. Puna e këtij komisioni ka dëshmuar edhe për veprime dhe udhëheqje joprofesionale që dëmton interesat dhe jetën private të shumë qytetarëve”, thekson Komiteti i Helsinkit.

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni ka kritikuar zhvillimin e procesit të lustrimit në vend.

Në një reagim të nxjerrur sot procesi i lustrimit dhe shpallja e personaliteteve të ndryshme me kontribut kombëtar si spiunë vlerësohet si gjueti e shtrigave.

“Po vazhdon të dëshmohet konstatimi se pushteti këtë proces po e zhvillon për tu ballafaquar me kundërshtarët politik dhe të gjithë ata që kanë qëndrime kritike ndaj politikave të qeverisjes aktuale. Puna e këtij komisioni ka dëshmuar edhe për veprime dhe udhëheqje joprofesionale që dëmton interesat dhe jetën private të shumë qytetarëve”, thekson Komiteti i Helsinkit.

Komiteti thekson se në një rast, komisioni ka përdorur dosjen e një personi tjetër me emër e mbiemër të njejtë vetëm e vetëm për të kompromituar figurën e një personaliteti publik maqedonas Petar Karajanov.

Komiteti i Helsinkit ka bërë thirrje që procesi t`i përmbahet parimeve të Këshillit të Evropës, duke respeektuar parimet e ligjshmërisë dhe të drejtësisë, dhe jo veprime hakmarrëse dhe eliminuese, ku qytetarët nxirren para aktit të kryer, duke u shpallur si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, mes tyre një numër i madh akademikësh, profesorë, gazetarë, etj. (INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *