Home / Lajme / Botë / Kinezët ndërtojnë tunelin më të gjatë nën ujë

Kinezët ndërtojnë tunelin më të gjatë nën ujë

Duke pasur parasysh se me ndërtimin e tunelit rruga midis dy qyteteve, me gjashtë-shtatë orët e tanishme, do të shkurtohet në 40 minuta, ndërsa shpenzimet e ndërtesës do të kompensohen për 12 vjet përdorim

Pas 20 vite pushim, autoritetet kineze paralajmëruan se janë të vendosur që të fillojnë me ndërtimin e tunelit më të gjatë nënujor.

Në projekt planifikohet që të investohen 42 miliarëdë dollarë, ndërsa tuneli do të jetë i gjatë 123 kilometra.

Tuneli do të lidhë qytetin Dalian, në provincën Liaoning, me Jantaj në provincën lindore Shandong.

Nuk saktësohet se kur do të përfundojë projekti. Për herë të parë plani për ndërtimin e tunelit u publikau në vitin 1994, por deri tani nuk është shkuar më larg se faza e planifikimit.

Duke pasur parasysh se me ndërtimin e tunelit rruga midis dy qyteteve, me gjashtë-shtatë orët e tanishme, do të shkurtohet në 40 minuta, ndërsa shpenzimet e ndërtesës do të kompensohen për 12 vjet përdorim

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *