Home / Sport / Klubet e Ligës së Dytë mësojnë ‘ligjet e repta’

Klubet e Ligës së Dytë mësojnë ‘ligjet e repta’

“Thelbi do të jetë në edukimin e skuadrave dhe tifozëve të tyre. FFM është e bindur për të luftuar paraqitjet negative në terenet sportive, me theks të veçantë largimin e dhunës, nacionalizimit dhe racizmit. Do të ndëshkohet ashpër me para, humbje të ndeshjes me rezultat zyrtar dhe masa tjera seriozë për çdo skuadër tifozët e së cilës, qofshin të organizuar, apo jo, do të veprojnë kundër rregullores së re të FFM-së. Gjithashtu, skuadrat janë njoftuar për kushtet që duhet të plotësojnë në stadiumet e tyrë, për të mundur t’i shfrytëzojnë të njëjtën për garim në Ligën e Dytë”, sqarojnë nga FFM-ja detaje të mbledhjes të së mërkurës me përfaqësues të Ligës së Dytë.

Të mërkurën në Federatën e Futbollit të Maqedonisë kishte takim të komesarit për gara Vasko Dojçinovski, me të gjithë përfaqësuesit e skuadrave të Ligës së Dytë. Qëllimi i këtij takimi ishte njoftimi i të gjithë ekipeve me ndryshimet e reja në ligjin për ndëshkim, ku FFM sjell vendime të rrepta. “Thelbi do të jetë në edukimin e skuadrave dhe tifozëve të tyre. FFM është e bindur për të luftuar paraqitjet negative në terenet sportive, me theks të veçantë largimin e dhunës, nacionalizimit dhe racizmit. Do të ndëshkohet ashpër me para, humbje të ndeshjes me rezultat zyrtar dhe masa tjera seriozë për çdo skuadër tifozët e së cilës, qofshin të organizuar, apo jo, do të veprojnë kundër rregullores së re të FFM-së. Gjithashtu, skuadrat janë njoftuar për kushtet që duhet të plotësojnë në stadiumet e tyrë, për të mundur t’i shfrytëzojnë të njëjtën për garim në Ligën e Dytë”, sqarojnë nga FFM-ja detaje të mbledhjes të së mërkurës me përfaqësues të Ligës së Dytë. Pritet së shpejti të mësohet nëse debutuesi në Ligën e Parë, Gostivari, ndeshjen e parë me Bregallnicën do ta luajë në teren të vet, në stadiumin e qytetit në Gostivar, apo e njëjta do të zhvillohet në stadiumin e Dritës në Bogovinë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *