Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Gostivarit shtrenjton ujin për Ramazan (VIDEO)

Komuna e Gostivarit shtrenjton ujin për Ramazan (VIDEO)

11 Korrik – Me tarifat e reja, qytetarët e Gostivarit do të paguajnë 28,8 denarë për metër kub ujë, ndërsa deri tani sipas tarifës së vjetër ata kanë paguar vetëm 9 denarë për metër kub ujë. Por, shtrenjtimi nuk do të shkojë me kaq, pasi që nga janari i 2014 shtrenjtimi do të shkojë deri në 46 denarë për të njëjtën sasi.

Komuna e Gostivarit miratoi tarifat e reja për pagesën e ujit të pijshëm, duke qenë trefishë më të larta. Marrëveshja u miratua përmes partnerëve të koalicionit komunal, por këtij vendimi i janë kundërvënë ashpër këshilltarët komunal të RDK-së, duke theksuar se kjo marrëveshje midis VMRO-DPMNE dhe kryetarit Nevzat Bejta dëmton qytetarët dhe sidomos në këtë periudhë të krizës dhe papunësisë së lartë edhe në këtë komunë.

Me tarifat e reja, qytetarët e Gostivarit do të paguajnë 28,8 denarë për metër kub ujë, ndërsa deri tani sipas tarifës së vjetër ata kanë paguar vetëm 9 denarë për metër kub ujë. Por, shtrenjtimi nuk do të shkojë me kaq, pasi që nga janari i 2014 shtrenjtimi do të shkojë deri në 46 denarë për të njëjtën sasi.

Drejtoria e Ndërmarrjes Publike “Komunalec” në Gostivar ka theksuar se me pagesat e deritanishme të bëra nuk është mundur të mbulohen harxhimet dhe shërbimet e komunës as për 50 për qind dhe ndërmarrja nuk ka funksionuar në kushte normale. Sipas tyre, ndryshimi i çmimit është bërë me rekomandim të Bankës Gjermane për Zhvillim dhe Përtëritje KFV.

Gjithashtu lexo

BESA me Çupin dhe LR-PDSH me Agollin do të garojnë në Dibër

Partitë politike bashkë me degët komunale po i bëjnë përgatitjet e fundit para zgjedhjeve lokale, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *