Home / Sport / Komuna e Tearcës priti KF Liria-Kopenhagen

Komuna e Tearcës priti KF Liria-Kopenhagen

“Më lejoni që të shpreh kënaqësinë time që kemi nderin t’ju kemi të pranishëm këtu në Komunën tonë, ku vlerësojmë lartë suksesin tuaj. Arritja juaj është krenari për ne, pasi treguat se edhe në diasporë, gjegjësisht në Danimarkë mundemi të jemi të suksesshëm. Kryesisë suaj i dëshirojmë energji pozitive, shëndet dhe në këtë drejtim të vazhdojmë në koordinim, ju në diasporë, pra në Danimarkë dhe ne këtu. Është një nder për ne që ju kemi mysafirë këtu në komunë në këtë takim të përbashkët”, deklaroi kryetari i Komunës së Tearës, Isen Asani.

Paraqitja e suksesshme në ligat daneze të futbollit dhe ngjitja e KF Liria në ‘Serie 2’, ka ngjallur interes të madh në të gjitha anët. Ky sukses historik është përshëndetur edhe nga kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani, i cili organizoi pritje për anëtarët e KF Lirisë, duke përfituar nga rasti që pjesë e kryesisë dhe futbollistëve gjenden në pushime në Maqedoni. Kryetari Iseni përshëndeti Klubin e Futbollit Liria, duke vlerësuar lartë arritjen e tyre në futbollin danez. “Më lejoni që të shpreh kënaqësinë time që kemi nderin t’ju kemi të pranishëm këtu në Komunën tonë, ku vlerësojmë lartë suksesin tuaj. Arritja juaj është krenari për ne, pasi treguat se edhe në diasporë, gjegjësisht në Danimarkë mundemi të jemi të suksesshëm. Kryesisë suaj i dëshirojmë energji pozitive, shëndet dhe në këtë drejtim të vazhdojmë në koordinim, ju në diasporë, pra në Danimarkë dhe ne këtu. Është një nder për ne që ju kemi mysafirë këtu në komunë në këtë takim të përbashkët”, deklaroi kryetari i Komunës së Tearës, Isen Asani. Zëdhënësi i KF Liria, Mahi Hishami, trajneri dhe një pjesë e futbollistëve ishin të pranishëm në Komunën e Teracës, duke shprehur kënaqësinë që suksesi i tyre respektohet nga atdhetarët e tyre në Maqedoni. Nga tabori i Lirisë paralajmëruan se sezonin e ardhshëm do të japin maksimumin për të provuar të ngjiten edhe një kategori më lartë, ndërsa nga Komuna e Tearcës premtuan se bashkëpunimi do të jetë edhe më i ngushtë. “Falemenderojmë Komunën e Tearës që organizoi këtë pritje dhe ndau mirënjohje për ekipin tonë. Pas suksesit të arritur kemi marrë lëvdata nga të gjithë anët në Danimarkë, mirëpo besoni se nuk ka kënaqësi më të madhe se sa të vlerësohesh nga vendi ku ke lindur. Urojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe ne të mos ndalemi këtu. Synojmë të ngjitemi edhe më lartë dhe të kemi momente tjera gëzimi”, deklaroi zëdhënësi i KF Liria, Mahi Hishmani. Skuadra e futbollit Liria vitin e ardhshëm do të festojë 25 vjetorin e themelimit dhe dëshira e drejtuesve të klubit është që në këtë jubile të kenë mysafir njërën prej skuadrave elitare në Maqedoni, Shkëndijën apo Renovën.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *