Home / Lajme / Maqedoni / Komuna e Tearcës priti KF Liria-Kopenhagen

Komuna e Tearcës priti KF Liria-Kopenhagen

3 korrik- Skuadra e futbollit Liria vitin e ardhshëm do të festojë 25 vjetorin e themelimit dhe dëshira e drejtuesve të klubit është që në këtë jubile të kenë mysafir njërën prej skuadrave elitare në Maqedoni, Shkëndijën apo Renovën.

Paraqitja e suksesshme në ligat daneze të futbollit dhe ngjitja e KF Liria në ‘Serie 2’, ka ngjallur interes të madh në të gjitha anët. Ky sukses historik është përshëndetur edhe nga kryetari i Komunës së Tearcës, Isen Asani, i cili organizoi pritje për anëtarët e KF Lirisë, duke përfituar nga rasti që pjesë e kryesisë dhe futbollistëve gjenden në pushime në Maqedoni. Kryetari Isen Asani përshëndeti Klubin e Futbollit Liria, duke vlerësuar lartë arritjen e tyre në futbollin danez. Zëdhënësi i KF Liria, Mahi Hishami, trajneri dhe një pjesë e futbollistëve ishin të pranishëm në Komunën e Teracës, duke shprehur kënaqësinë që suksesi i tyre respektohet nga atdhetarët e tyre në Maqedoni. Nga tabori i Lirisë paralajmëruan se sezonin e ardhshëm do të japin maksimumin për të provuar të ngjiten edhe një kategori më lartë, ndërsa nga Komuna e Tearcës premtuan se bashkëpunimi do të jetë edhe më i ngushtë.
Skuadra e futbollit Liria vitin e ardhshëm do të festojë 25 vjetorin e themelimit dhe dëshira e drejtuesve të klubit është që në këtë jubile të kenë mysafir njërën prej skuadrave elitare në Maqedoni, Shkëndijën apo Renovën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *