Home / Lajme / Maqedoni / Komuna me apel për mbrojtje nga rjarret (VIDEO)

Komuna me apel për mbrojtje nga rjarret (VIDEO)

Tetovë, 31 Korrik – Të nderuar qytetarë, Ditët e fundit në qytetin e Tetovës për shkak të temperaturave të larta kanë shpërthyer shumë zjarre të shkaktuara si nga temperaturat e larta ashtu edhe nga pakujdesia dhe papërgjegjësia qytetare.

Gjatë muajit korrik, Njësia territoriale kundër zjarrit ka intervenuar në nëntë raste të zjarrit në objekte dhe tetë raste të zjarrit në sipërfaqe të hapur. Zjarri mund të shkaktohet me në fije shkrepse apo një cigare të hedhur në bar por nuk mund të shuhet me ekipe të tëra të zjarrfikësve përderisa pasojat e tij mund të jenë shkatruese si për njerëzit ashtu edhe për pronat e tyre. Vëzhgimi, lajmërimi dhe alarmimi me kohë i shfaqjes së zjarrit do të mundësonte intervenimin e shpejtë dhe efikas të shërbimeve të zjarrfikëse dhe ekipeve të shpëtimit në lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit. Në qoftë se vëreni zjarr në objekte të mbyllura apo sipërfaqe të hapura ju lutemi paraqituni në numrin 193 dhe 195 dhe përshkruani detajet e situatës që keni hasur. Duke vepruar kështu ju përmbushni obligimin tuaj qytetar dhe kontribuoni në mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët jetësor nga zjarri.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *