Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë kushtuar Bektashizmit midis dy luftave botërore (VIDEO)

Konferencë kushtuar Bektashizmit midis dy luftave botërore (VIDEO)

Tetovë, 12 Korrik – Roli i Bektashizmit midis dy luftave botërore ishte tema e konferencës që u mbajt të premten në Tetovë.

Në hapjen e kësaj konference kryetari i komunitetit bektashian në Maqedoni Baba Edmond Brahimaj, foli për rëndësinë e bektashizmit gjatë kësaj periudhe.Ai u shpreh se bektashianët gjatë kësaj periudhe kanë dhënë një kontribut të madh për çështjen kombëtare duke përmendur edhe rilindasit e njohur Vllezërit Frashëri dhe shkrimtarët Bejtexhinj. Brahimaj nënvizoi se ndër vite bektashianët kanë luftuar dhe kanë dhënë kontribut të pakontestueshëm në aspektin kombëtar sidomos në Shqipëri.Në këtë konferencë ishin të pranishëm edhe akademikë nga Kosova, Shqiëpria dhe Maqedonia, të cilët prezantuan punimet e tyre me temën në fjalë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *