Home / Lajme / Maqedoni / Kontigjenti i ARM-së në misionin paqeruajtës ISAF në Afganistan (VIDEO)

Kontigjenti i ARM-së në misionin paqeruajtës ISAF në Afganistan (VIDEO)

Kërçovë, 05 Korrik – Nga kazerma e Kërçovës u nis sot për në Afganistan kontingjenti i 25-të i ARM-së, në misionin paqeruajtës ISAF.

Ministri i mbrojtjes Talat Xhaferi i cili përcolli ushtarët, tha se Maqedonia edhe më tej mbetet e përkushtuar për paqen dhe stabilitetin edhe përkundër faktit se nuk është vend anëtar i NATO-s. Xhaferi tha se ushtarët të cilët marrin pjesë në këto misioni paqësore janë ambasadorët e vendit të cilët me dinjitet do të kryejnë misionin e tyre.

Në rotacionin e pesëmbëdhjetë të misionit paqeruajtës ISAF në Afganistan, në të cilin ARM-ja merr pjesë me çetën e mekanizuar këmbësorike, do të nisen 156 pjesëtarët e ARM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *