Home / Sport / ‘Korzo’ do të luajë në Çair

‘Korzo’ do të luajë në Çair

Skuadra e Korzos transferohet në Çair të Shkupit. Këtë e deklaroi zyrtarisht sekretari i KF Korzos, që zyrtarizoi në një mënyrë indirekte shkrirjen e Korzos me Shkupin.

Para fillimit të hedhjes së shorit për Ligën e Dytë, drejtuesit e FFM-së kërkuan që skuadrat të deklarojnë terenet ku do t’i luajnë ndeshjet si vendas, duke dashur që mos të vijë deri tek parregullsitë, pasi disa ekipi luajnë në të njëjtën fushë. Pobeda Junior, 11 Oktomvri dhe Korzo janë ekipe nga Prilepi dhe sezonin e kaluar të njëjta si teren zyrtar vendas kishin stadiumin ‘Goce Dellçev’ në Prilep. Mirëpo kësaj rradhe kjo fushë do të përdoret vetëm nga 11 Oktomvri dhe Pobeda Junior, pasi që skuadra e Korzos transferohet në Çair të Shkupit. Këtë e deklaroi zyrtarisht sekretari i KF Korzos, që në mënyrë indirekte pranoi zyrtarizoi në një mënyrë shkrirjen e Korzos me Shkupin. Kjo skuadër ndeshjet zyrtare do t’i luajë në stadiumin e Çairit, fillimisht me emrin Korzo, ndërsa sipas procedurave të nevojshme në fillim të vitit 2014 pritet që përfundimisht të riemërohet në Shkupi. Me këtë edhe zyrtarisht do të hyjë në gara KF Shkupi, që tani më një kohë punon në arritjen e ambicieve për rrikthim të fuqishëm në skenën e futbollit të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *