Home / Lajme / Rajon / Kroacia, anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian

Kroacia, anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian

1 korrik-Përderisa kroatët përjetojnë një natë të madhe në historinë e tyre, hyrjen në UE, kancelaria gjermane Angela Merkel, shpreh rezervat e saja nëpër mediumet botërore me komentet e saja. “ Kroacia ka edhe shumë punë për të bërë, sidomos kur është fjala për sigurinë juridike dhe luftën kundër korrupsionit. Duhet të bëjë edhe disa hapa shtesë”-është shprehur Merkel.

Kroacia prej në mesnatë është anëtarja e 28-të e Bashkimit Evropian. Zagrebi dhe qytetet e tjera janë në festë.Miliona kroat kanë pritur në festë ditën e hyrjes së vendit në BE-së, si një ditë historike, ndërsa ka pasur edhe skeptikë dhe kundërshtarë të kësaj ngjarje.

Kryeministri kroat Zoran Milanoviq organizoi një darkë solemne me kryeministra, presidentë dhe liderë të tjerë të rajonit, duke ngritur gotën e dollisë.
“Me këtë rast po ngrejë këtë got dhe gëzuar për të ardhmen tonë të përbashkët dhe guximit tonë të përbashkët”, theksoi Milanoviq, duke gëzuar edhe Kroacinë.

Në këtë manifestim për shënimin e hyrjes së Kroacisë në BE po marrin pjesë presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, lideri i PS-së dhe kryeministri i ardhshëm Edi Rama, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Kosovës, Hashim Tha[i, presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov dhe shefi i diplomacisë Nikolla Popovski.

Pas shumë punë, angazhime, përkushtime, vetëmohime, përfundimisht, Kroacia u bë anëtare e plotë e UE-së, si anëtarja e 28 e kësaj familje evropiane.
Kroatët, qytetarët e Kroacisë, sonte bien të flenë si shtetas kroat, ndërsa në mëngjesin e nesërm zgjohen si shtetas evropian

Për të marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe jo vetëm për Kroacinë, por edhe për regjionin dhe mbarë Evropën, që në orët e hershme të paradites kanë filluar të arrijnë delegacionet e vendeve të shumta të Evropës. Ndër të parët në Zagreb ka mbërritur kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq dhe fill pas tij ministri për çështje evropiane i Turqisë Egemen Bagis dhe ministrja e punës dhe politikës sociale e Kanadasë, Lisa Raitt.
Pas tyre, në Zagreb ka arritur edhe presidenti i Maqedonisë, Gjirgji Ivanov , ndërsa në orët e pasdites ka arritur edhe presidenti dhe kryeministri serb, Tomisllav Nikoliq dhe Ivica Daçiq.

Poashtu, në Zagreb kanë arritur Presidenti i Këshillit të Europës Herman Van Rompuy, kryetari i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso dhe kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz dhe delegacione e personalitete të tjera të Evropës.

Për këtë festë të madhe në Kroaci, me rastin e hyrjes së Kroacisë në UE, në Zagreb kanë arritur edhe shumë zyrtar evropian, të cilët pas darkës solemne në “Gornji grad”, do të zbresin në Sheshin “Ban Jellaçiq”, ku do të festojnë bashkë me qytetarët, nën masa të rrepta të forcave dhe shërbimeve të sigurimit dhe policisë.

Në ceremoninë e paraparë të fjalës përshëndetëse të kryeministrit dhe presidentit kroat, u ngrenë dolli me këtë rast.
Duke ngre dollinë, kryeministri kroat Zoran Millanoviq, mes tjerash theksoi: “Jam dhe ndihem i lumtur sonte që mund tu përshëndes dhe të ngrejë këtë dolli në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë, anëtare e 28 e Unionit Europian. Shprehë mirënjohjen time për ardhjen tuaj që bashkë me qytetarët e Kroacisë, të ndani këto momente të rëndësishme kur realizohen ose fillojnë të realizohen idealet tona kryesore politike dhe shoqërore. Prania e të gjithë juve në këtë mbrëmje në Zagreb na mbushë me krenari, ndërsa mua personalisht me inspiron që edhe me bindje më të madhe këtë gotë, këtë dolli që e ngrejë sonte ta shoh si gjysmë të plotë e jo si gjysmë të zbrazët. Ngrejë këtë dolli në shenjë të ftesës për rezistencë të përbashkët ndaj mbjellësve të frikës, nga të tjerët dhe nga ata ndryshe. Në ate edhe pikërisht është esenca e mirëkuptimit në Evropë: zemër të pastër e jo frikë, bashkëpunim e jo dyshime, pranim e jo getoizim, miratim e jo apriori dënim, njohje e jo qëndrueshmëri në paragjykime”.

Ndërkaq, presidenti kroat, prof. Dr. Ivo Josipoviq, duke iu drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti, mes tjerash theksoi:
“ Tani na mbetet neve që të aktivizojmë forca të reja që duke ndërtuar dhe duke punuar pikërisht në ndryshimet që kemi bërë në rrugëtimin evropian, të dëshmojnë se angazhimi dhe mundi është i justifikueshëm.
Në fund, ngrejë këtë dolli për ju, në emër të ardhmërisë së përbashkët dhe në emër të guximit tonë të përbashkët përkundër sfidave të shumta të kohës, të mbajmë vetëdijen e thellë mbi pandryshueshmërinë e vlerave si p.sh. solidariteti dhe arsimimi. Kjo vetëdije është garancia e vetme e rrugës drejtë një ardhmërie fatlume për shoqërinë dhe jetën përmbajtjesore. “ Në historinë e një populli ka shumë pak ngjarje si kjo që e shënojmë sot këtu dhe anekënd Kroacisë. Dita e sotme, mua personalisht më mbushë me krenari dhe kënaqësi, që kam bindjen se këtë ndjenjë e ndajnë edhe të gjithë qytetarët e Republikës së Kroacisë”-përfundon presidenti Josipoviq.

Përderisa kroatët përjetojnë një natë të madhe në historinë e tyre, hyrjen në UE, kancelaria gjermane Angela Merkel, shpreh rezervat e saja nëpër mediumet botërore me komentet e saja. “ Kroacia ka edhe shumë punë për të bërë, sidomos kur është fjala për sigurinë juridike dhe luftën kundër korrupsionit. Duhet të bëjë edhe disa hapa shtesë”-është shprehur Merkel.

Vlerësim të ngjashëm ka shprehë edhe ministri gjerman i punëve të jashtme, Guido Westerwelle, i cili ka deklaruar se hyrja e Kroacisë në UE nuk është përfundimi, por nxitje për reforma plotësuese që janë të patjetërsueshme-imediate”.

Duhet shtuar se Kroacia, si vendi i 28 i familjes së madhe evropiane, në momentin që bëhet pjesë e UE-së, është vendi i 3 në UE, për nga varfëria, që reflektohet edhe tek një pjesë e popullatës që nuk ka shprehë miratimin e vet për këtë anëtarësim dhe nuk kanë disponim të festimit. (INA)

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *