Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e Zezë: 19 vjeçarja tenton të vëtevritet me domestos (VIDEO)

Kronika e Zezë: 19 vjeçarja tenton të vëtevritet me domestos (VIDEO)

Tetovë, 15 Korrik – Gjatë këtijë vikendi policia njofton se kan ndodhur disa raste në Tetovë. 19 vjeçarja tenton të vëtevritet me domestos dhe kërcënohet tetovari në prani të familjarëve.

19 vjeçarja tenton të vëtevritet me domestos

Në klinikën e Tetovës u soll 19 vjeçarja H.A nga fshati Bogovinë, e cila në shitoren ku punonte ne fshatin Kamjan, pronë e I.A (32) nga I njejti fshat, ka tentuar të vetëvritet.” Në toaletin e objektit ajo ka pirë një sasi te konsiderueshme të pajisjes për pastrim “domestos” . Pronari I shitores pasi e gjeti në atë gjendje menjëherë e solli në klinikën e Tetovës ku më pas me ndihmën e shpejtë u dërgua për në Klinikën e Shkupit”, njoftoi Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë.Policia po punon në zbardhjen e rastit dhe shkaqet për helmim si dhe shkaqe të tjera të të mundshme.

Kërcënon tetovarin në prani të familjarëve

Tetovari 31 vjecar M.A ka denoncuar në polici se gjatë ditës së diel rreth orës 14 përderisa ishte duke vozitur veturën e tij BMW në rrugët e Tetovës në të cilën ndodhej nëna e tij dhe 4 nipërit, kishte hasur në tjetër veturë të tipit “Passat” pa targa pronë e M.T (34) nga Tetova .Sipas rëfimit të tij, M.T hapur i është kërcënuar dhe e ka lënduar dhe më pas me veturë e ka ndjekur deri tek shtëpia ku banon. Atje ka zbritur nga vetura, ka nxjerrë pistoletën nga rrypi, dhe e ka drejtuar nga M.A, por në ngjarje kanë dalë familjarët dhe e kanë larguar në shtëpi, kurse M.T ka vazhduar me kërcënime dhe më pas është tërhequr.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *