Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Plaçkitet Pompa e Benziës në fshatin Siriçinë, Rrahje në parking në Tetovë dhe 50 vjeçarja plaçkitet në mesditë (VIDEO)

Kronika e zezë: Plaçkitet Pompa e Benziës në fshatin Siriçinë, Rrahje në parking në Tetovë dhe 50 vjeçarja plaçkitet në mesditë (VIDEO)

Tetovë, 16 Korrik – Persona të maskuar kanë plaçkitur pompëm e benzinës “Zhito”, në hyrje të fshatit Siriçinë të Tetovës, pronë e L.V (35) nga i njejti fshat, të hënën mbrëma gjysëm ore para mesnatës.

“Pesë persona të maskuar me veturë Golf, rreth orës 23, 30 minuta janë afruar tek popma e benzinës dhe përderisa katër kanë dalur nga vetura njëri ka qëndruar brenda. Njëri prej katër të maskuarve ka nxjerrë pistoletën dhe i është afruar të punësuarit D.I (26 ) nga fshati Prelubisht, me ç`rast i kanë kërkuar paratë dhe njëkohësisht e kanë goditur me grushta dhe shkelma. Kjo ka ndodhur para syve të rojës i cili është larguar dhe ka kërkuar ndihm. Por të maskuarit kanë vazhduar në qëllimin e tyre duke marrë 10.552 denarë dhe pastaj e kanë lëshuar vendine ngjarjes”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë, i cili ka marrë masa për kapjen autorëve të kësaj plaçkitje.

Rrahje në parking në Tetovë

Një 43 vjeçar nga fshati Miletinë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht nga dy persona nga fshati Poroj. “Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite, rreth orës 18.00, në parkingun në rrugën e Ilindenit në Tetovë kur dy persona I.B (23) dhe S.B (46) nga fshati Poroj kanë sulmuar banorin e Miletinës. Ky i fundit ka qenë duke dalur nga marketi me djalin e tij dhe është sulmuar nga I.B me shufër metalike në kokë duke i shkaktuar lëndime trupore, ndërsa personi i dytë ka qëndruar anash me shufër metalike por nuk ka goditur. Më pas sulmuesit janë ndaluar nga ana e Policisë dhe është biseduar me ato ndërsa punohet në zbardhjen e plotë të rastit pas çka do pasojnë edhe paditë adekuate”, njoton Policia e Tetovës. Dyshohet se deri tek rahja ka ardhur si pasojë e raporteve të prishura më herët mes këtyre personave.

50 vjeçarja plaçkitet në mesditë

Grabitet një 50 vjeçare në rrugën Boris Kidriç. Sipas policisë, 50 vjeçarja M.N, nga Tetova, duke lëvizur në rrugën që çon për tek stacioni i autobusëve, i janë afruar persona të panjohur të cilët i kanë marrë çantën e dorës. Ngjarja ka ndodhur në mesditë dhe personat e panjohur janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja, kurse me vete kanë marrë 5800 denarë, dy telefona celularë dhe çelësat e shtëpisë. Punohet në zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *