Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë: Rahje familjare në Tetovë, Shkupjanit i vidhet vetura në Tetovë (VIDEO)

Kronika e zezë: Rahje familjare në Tetovë, Shkupjanit i vidhet vetura në Tetovë (VIDEO)

10 Korrik – Të martën mbrëma rreth orës 21 në rrugën “Jovan Onçevski” në Tetovë është prishur rendi dhe qetësia publike ku kanë qenë të involvuar katër persona.

Të martën mbrëma rreth orës 21 në rrugën “Jovan Onçevski” në Tetovë është prishur rendi dhe qetësia publike ku kanë qenë të involvuar katër persona. Fillimisht B.I (31) në gjendje të alkoolizuar ka filluar zënkë verbale me fqinjët e vet, dhe më pas me send të fortë ka dëmtuar veturën Audi, pronë e Z.B (50), duke prerë dy gomat e saj. “Të nervozuar për këtë, Z.B dhe djemt e tij, D.B dhe M.B, janë drejtuar kah shtëpia e fqiut, kanë thyer dritaren e derës hyrëse dhe pas hyrjes në brendi kanë vazhduar me zënkën. Zënka ka degjeneruar në rahje dhe kanë shkëmbyer disa grushta, me ç`rast B.I me send të fortë ka goditur M.B në dorën e djathtë. Gjatë rahjes edhe B.I edhe M.B kanë marrë lëndime të rënda dhe më pas të gjithë të involvuarit në rahje janë arrestuar në stacionin policor në Tetovë, ndërsa B.I është mbajtur derisa t`I kalojë gjendja e alkoolizuar”, njofton Sektori për Punë të Brendëshme në Tetovë. Policia ka bërë hetime në shtëpinë ku ka ndodhur rahja dhe punon në zbardhjen e plotë të rastit, kurse më pas do të inicohen edhe padi adekuate.

Vidhet veturë e tipit Golf në afërsi të supermarketit Vero në Tetovë. Policia e Tetovës ka bërë të ditur se të martën rreth orës 14 në stacionin policor në Tetovë, një shkupjan me inicialet A.I (54) i cili ka denoncuar se rreth orës 11 dhe 12 I është marrë vetura e tij Golf, me targa të Shkupit,të cilën e ka parkuar pas marketit Vero në Tetovë.Policia ka marrë masa për gjetjen e vjedhësve të veturës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *