Home / Lajme / Maqedoni / Kronika e zezë (VIDEO)

Kronika e zezë (VIDEO)

Tetovë, 27 Korrik – Një banorë 65 vjeçar nga fshati Sellcë të Tetovës dje ka marë lëndime të rënda në kokë, kur pas konflikitit me vëllaun e tij është goditur me gurë në kokë.

Banori i Sellcës I.XH i lindur në vitin 1948 së pari është dërguar në Spitalin Klinik në Tetovë, por për shkak të seriozitetit të lëndimit është transportuar në Qendrën Urgjente në Shkup. Sulmues ishte vëllau i tij M.Xh i cili është arestuar nga SPB e Tetovës. Rasti është paraqitur në polici prej spitalit të Tetovës dhe nga ana e SPB Tetovë janë duke u zhvilluar hetimet deri në zbulimin se si ka ndodhur ngjarja.

30 vjeçarja Sh.K e punësuar në ” UNI BANK ” në Tetovë për dhënie të kredive dhe 29 vjeçari A.B i punësuar si nënpunës në po të njëjtën bankë, kanë marë padi penale për shpërdorim të detyrës dhe mashtrimit. Sipas policisë, Sh.K (30) dhe A.B (29) përgadisnin dokumente dhe mernin kredi në emër të personave tjerë fizik në shumë prej 300.000 denarëve (4.878 euro). Dhe më pas personat në emër të cilëve merej kredia u bëhej thirje prej gjyqit për të paguar borxhin nga kredia në “Uni Bank”, derisa ata aspak nuk ishin në dijeni për këtë kredi. Organet policore po bëjn hetimin e plotë për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *