Home / Lajme / Rajon / Kryetari i PS-së Edi Rama i prezentoi emrat e kabinetit të ri qeveritar (VIDEO)

Kryetari i PS-së Edi Rama i prezentoi emrat e kabinetit të ri qeveritar (VIDEO)

31 Korrik – Mandatari për formimin e qeverisë së re shqiptare, Edi Rama, sot në konferencë për shtyp i prezentoi emrat e kabinetit të ri qeveritar.

Duke theksuar se kabineti i ri është fryt i një dialogu intensiv me kreun e LSI-së Ilir Meta, Rama e falënderoi aleatin e tij kryesor për frymën konstruktive të bashkëpunimit për formimin e ekipit të ri, që sipas Ramës, do ta çojë vendin drejt rilindjes.”Kemi punuar së bashku me qetësi dhe durim për të krijuar një grup njerëzish të përshtatshëm për idenë e një qeverie që duhet të punojë si skuadër. Shqiptarët nuk na votuan për të ndërruar qeverinë apo kahun politik të qeverisjes, por na votuan për të ndryshuar rrënjësisht qeverinë, duke filluar nga ndryshimi i modelit qeverisës”, tha kryesocialisti Rama.Ai, ritheksoi, edhe njëherë se detyra e shefit të Qeverisë është e tij, por pushteti i popullit. Po ashtu, Rama theksoi se pjesëmarrja e grave në Qeveri është më e larta në historinë e 20 viteve të fundit, ndërsa shumë prej ministrave e marrin këtë detyrë për herë të parë.
Përbërja e Qeverisë së re shqiptare:

Kryeministër – Edi Rama

Zëvendëskryeministër – Niko Peleshi

1. Ministër i Financave – Shkëlqim Cani
2. Ministër i Brendshëm – Saimir Tahiri
3. Ministër i Mbrojtjes – Mimi Kodheli
4. Ministër i Jashtëm – Ditmir Bushati
5. Ministre e Integrimit Europian – Klajda Gjoshe
6. Ministër i Drejtësisë – Nacip Naço
7. Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes – Arben Ahmetaj
8. Ministër i Energjisë dhe Industrisë – Damian Gjiknuri
9. Ministre e Zhvillimit Urban e Turizmit – Eglantina Gjermeni
10. Ministër i Transportit dhe Infrastrukturës – Edmond Haxhinasto
11. Ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural e Administrimit të Ujërave – Edmond Panariti 12. Ministër i Shëndetësisë – Ilir Beqja
13. Ministre e Arsimit dhe Sportit – Lindita Nikolla
14. Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë – Erjon Veliaj
15. Ministre e Kulturës – Mirela Kumbaro
16. Ministër i Mjedisit – Lefter Koka
17. Ministër për Inovacionin e Administratën Publike – Milena Harito
18. Ministër për Çështjet Vendore – Blend Çuçi
19. Ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin – Ilirjan Celibashi.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *