Home / Lajme / Maqedoni / Kuçi: Shteti të fokusohet në mërgimtarët në tërheqjen e investimeve

Kuçi: Shteti të fokusohet në mërgimtarët në tërheqjen e investimeve

Në të kundërtën, ajo e dënon eksportuesin. Ne nuk kërkojmë mjete shtesë për nxitjen e eskportit në momentin kur nuk i kemi, por kjo do t ishte një ndihmë shumë e madhe për eksportuesit në këtë kohë krize ku në të gjitha anët mungojnë paratë”, deklaroi Mendres Kuçi në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Maqedonia në raport me tërheqjen e investimeve të fokusohet tek mërgimtarët sespe ata janë njerëz që e njohin vendin, e duan dhe i besojnë, thotë kryetari i Odës Ekonomike për Maqedoninë Veriperëndimore, Menderes Kuçi në intervistën javore të Radios Evropa e Lirë.

“Nëse nuk është nga rajoni ynë, nëse nuk i njeh rrethanat ose nuk e njeh mentalitetin tonë, me këto informacione që i ka, nuk do të jetë e lehtë që të vendosë të investojë në vendin tonë. Prandaj duhet që të fokusohemi te mërgimtarët tanë jashë dhe në rrethinën tonë. Duhet që të fokusohemi te ato proejkte të mesme dhe të vogla duke pasur parasysh se edhe statusi i vendit tonë me emër të papërcaktuar, me pozitë të papërcaktuar në komunitetin ndërkombktar dhe me status të papërcaktuar në integrimet euroatlantike, në një farë mënyre ndikon negativisht në atë që nënkupton investim”, theksoi Kuçi,

Sipas tij, shteti tani për tani nuk bën sa duhet që të tërheqë investimin e mërgimtarëve.

Kryetari i Odës konsideron se lirimi i borxhit nga ekonoma shkon ngadalë sepse theksi vihet te pensionet dhe subvencionet.

“Harrohet që eksportuesit tanë nuk i marrin paratë e tyre në kohë pas, ndërsa për to nuk duhet që të ketë asnjë pritje sepse dihet, malli e ka kaluar kufirin, është eksportuar dhe ato mjetet duhet menjlherë të kthehen dhe prandaj ne si odë duhet ta falenderojmë Qeverinë e cila në një farë mënyre e nxit eksportin. Në të kundërtën, ajo e dënon eksportuesin. Ne nuk kërkojmë mjete shtesë për nxitjen e eskportit në momentin kur nuk i kemi, por kjo do t ishte një ndihmë shumë e madhe për eksportuesit në këtë kohë krize ku në të gjitha anët mungojnë paratë”, deklaroi Mendres Kuçi në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *