Home / Lajme / Maqedoni / Kuizi i diturisë në Bogovinë (VIDEO)

Kuizi i diturisë në Bogovinë (VIDEO)

Tetovë, 29 Korrik – Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, në fshatin Bogovinë do të mbahet kuizi i diturisë Ikre-Lexo, në organizim të mexhlisit “E vërteta”.

Në këtë kuiz do të marin pjesë gjithësejt 16 kanditatë-nxënës të shkollavë të mesme, prej vendbanimeve të ndryshmë, që do të garojnë në katër netë nga katër kandidatë.Në secilën natë do të kuailifikohet nga një kandidatë i cili do te marë pjësë në natën e peste e cila është edhe nata e finales. Nata e parë e kuizit e diturisë do të fillojë më 30 korrik (e martë), në oborrin e shkollës fillore“Abdyl Frashëri“ të fshatit Bogovinë në ora 22:30. Në natën e parë mysafirë të mbrëmjes do të jenë, Gafur Selmani imam ne xhaminë e fshatit Çellopek, Shpend Limani dhe Harun Ismaili-Ju mirëpresim. Nata e dyrë e kuizit të diturisë do të mbahet të mërkurën, kurse mysafirë të mbrëmjes do të jenë, Vedat Sadiku muezin në xhaminë e re të fshatit Bogovinë dhe Jusuf Ajredini nga fshati Bogovinë. Në natën e tretë mysafirë do të jenë Haris Mehmedaliu-imam në xhaminë e sahatit në Tetovë dhe Elmir Sejfullahi aktor në Teatrin e Tetovës nga fshati Bogovinë. Në natën e katërt mysafirë të mbrëmjes do të jenë Gani Misimi nga fshatit Pallçisht dhe Burim Sherifi imam në xhaminë e re të fshatit Pallçisht.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *