Home / Lajme / Maqedoni / Kumanovë, një emigrant i vrarë dhe tre të plagosur (VIDEO)

Kumanovë, një emigrant i vrarë dhe tre të plagosur (VIDEO)

Kumanovë, 16 Korrik – Një emigrantë ka mbetur i vrarë, ndërsa tre janë plagosur rëndë në përleshjen e armatosur që ka ndodhur të hënën mbrëma në autostradën Shkup-Kumanovë, në afërsi të fshatit Tabanoc.

Sipas informatave paraprake, incidenti ka ndodhur rreth orës 2:00 në mëngjes, kur në afërsi të fshatit kufitar Tabanoc, banorët vendas kanë dëgjuar britmat dhe pastaj disa të shtëna nga armë zjarri.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) deri më tani nuk ka dalë me të dhëna mbi identitetin e emigrantëve të vrarë dhe të plagosurve.

Gjatë ditës pritet që MPB të dalë me të dhëna dhe detaje për incidentin në fjalë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *