Home / Sport / Kuotat e basteve, Barcelona favorite ndaj Realit për trofe

Kuotat e basteve, Barcelona favorite ndaj Realit për trofe

Kompania e Basteve “paf” ka vendosur kuotat e titujve që mund të fitojë Ançeloti në sezonin e tij të parë në Santiago Bernabeo. Për çudinë e të gjithëve, kuota më favorizuese është ajo që galaktikët edhe këtë sezon ta mbyllin duarbosh. Duket se përforcimet me Isco, Illarramendi e Carvajal nuk i kanë rritur aspak kuotat. Madje, ato kanë rënë. Mundësia që ‘Los Blancos’ të mos e fitojnë asnjë titull sezonin e ardhshëm kuotohet me 1.65.

Ndërkohë, koefiçenti që Reali ta fitojë vetëm një trofe sezonin tjetër është 2,20. Duket e vështirë që Ronaldo me shokë ta fitojnë më shumë se një trofe. Për fitoren e dy titujve në vitin e parë me Ancelottin, kuota është 7.
Kurse, ‘tripleta’ duket një mision i pamundur, sepse kuota e ofruar nga Paf që madrilenët t’i fitojnë tre trofe siç bëri vjet Bayerni i Mynihut është 25. Në dallim nga Real Madridi, Barcelona ka më shumë mundësi për të fituar trofe sezonin e ardhshëm. Të paktën kështu vlerëson shtëpia e basteve, e cila i ka publikuar kuotat që do t’i ofrojë për ata që janë të interesuar të vënë bast rreth sukseseve të këtyre dy klubeve për sezonin tjetër.
Sipas Paf, mundësia për të mos fituar blaugranët ka koeficientin 2,20, ndërsa për të fituar një trofe Barça, kuotohet me 1,95. Nëse Tata Martino me ekipin e tij fitojn7 dy tituj kuota është 4.50. Kurse, për tre trofe Ligën e Kampionëve, La Liga-n dhe Kupën e Spanjës, kuota është 18.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *