Home / Sport / Kupa e Maqedonisë, Zajazi pret Vardarin

Kupa e Maqedonisë, Zajazi pret Vardarin

Finalistja e edicionit të fundit të Kupës, Shkëndija në ndeshjen e parë do të jetë mysafire e Rabotnik Lozovos që garon në katëgorinë e tretë, ndërsa Renova është mysafire e 11 Oktomvrit. Anëtari i ri në Ligën e Dytë, Zajazi, në kuadër të Kupës do të ndeshet me Vardarin.

Aktivitetet në FFM në ceremoninë e hedhjes së shortit morën fund me përcaktimin e dysheve për ndeshjet e 1/16 së Kupës së Maqedonisë. Fituesit në fuqi të trofeut të Kupës, Teteksi që tani mund të llogarisë veten si pjesë e 1/8 së finales, pasi në këtë fazë për kundërshtar ka marrë ekipin e Allbarsës. Ky duel nuk do të luhet, pasi ndërkohë Allbarsa (KF Shkupi) ka bërë fusion me skuadrën e Korzoz nga Prilepi, që nënkupton se Allbarasa është shuar si ekip dhe nuk do të egzistojë në të ardhmen. E ndërkohë Korzo (KF Shkupi), në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Maqedonisë në teren të vet do të ndeshet me Metalurgun e Sedat Berishës, që pas një kohe të gjatë do të kthehet të luajë në Çair, por tani si kundërshtar i ekipit të tijë amë. Finalistja e edicionit të fundit të Kupës, Shkëndija në ndeshjen e parë do të jetë mysafire e Rabotnik Lozovos që garon në katëgorinë e tretë, ndërsa Renova është mysafire e 11 Oktomvrit. Anëtari i ri në Ligën e Dytë, Zajazi, në kuadër të Kupës do të ndeshet me Vardarin. Drita e Bogovinës do jetë mysafire e Borecit, ndërsa Miravci pret Rufenë e Miletinës. Në 1/16 e Kupës së Maqedonisë zhvillohen vetëm nga një ndeshje, dhe të njëjtat në program janë më 21 gusht, me fillim në orën 17:30.

Kupa e Maqedonisë 1/16 e finales, 21.08.2013 ora 17:30:
Rabotnik – Shkëndija
Zajaz – Vardari,
Lokomotiva – Napredoku,
Babi – Gostivari,
Karaormani – Pelisteri,
Bellasica – Turnova,
Sateska – Bregallnica,
Karbinci – Rabotniçki,
11 Oktomvri – Renova,
Mogilla – Sileksi,
Novaci – Euromilku,
Allbarsa – Teteksi,
Korzo (Shkupi) – Metalurgu,
Miravci – Rufea-M,
Boreci – Drita,
Luboteni – Makedonija Gj.P.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *