Home / Lajme / Maqedoni / Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për duhan

Kuvendi i miratoi ndryshimet e Ligjit për duhan

10 korrikSipas ndryshimeve, kompensimin që deri më tani e paguanin personat juridik prodhues ose importues të prodhimeve nga duhani pezullohet dhe do të bashkohet në akcizë të përbashkët, të kombinuar me efekt të njejtë fiskal i cili edhe deri më tani i është ndarë Ministrisë së Bujqësisë nga Buxheti shtetëror.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot, në kuadër të seancës së 67-të, me 60 vota “për”, me procedurë urgjente, e miratoi Ligjin për ndryshim të Ligjit për duhan dhe prodhime nga duhani.

Qëllimi i ndryshimeve, siç elaboroi zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Zoran Konjanovski është, para se gjithash, harmonizimi i kornizës juridike me ndryshimet e Ligjit për akciza.

Nga zbatimi i vendimeve të reja pritet të përmirësohet dhe rritet pagesa e kompensimeve nga personat juridik të cilët importojnë dhe prodhojnë prodhime nga duhani.

Sipas ndryshimeve, kompensimin që deri më tani e paguanin personat juridik prodhues ose importues të prodhimeve nga duhani pezullohet dhe do të bashkohet në akcizë të përbashkët, të kombinuar me efekt të njejtë fiskal i cili edhe deri më tani i është ndarë Ministrisë së Bujqësisë nga Buxheti shtetëror.

Pezullohet edhe kompensimi i të mirave nga duhani, gjegjësisht bashkohet me akcizën për prodhimet nga duhani.

Ligji i ri parashikon që financimi i aktiviteteve në prodhimtarinë primare të duhanit dhe për promovim të eksportit mjetet të sigurohen nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *