Home / Lajme / Maqedoni / Largim vullnetar nga puna nga Telekomi dhe T-Mobile me një sasi të hollash deri në 30.000 euro

Largim vullnetar nga puna nga Telekomi dhe T-Mobile me një sasi të hollash deri në 30.000 euro

15 korrik-Edhe udhëheqësia edhe sindikata theksojnë se kjo është hera e parë të ofrohet një shumë e lartë për pagesë. Kryetari i Sindikatës, Jordan Sandev thekson se programi është i mirë, vullnetar dhe secili i cili mendon se i përgjigjet mund të vendos të dorëzojë kërkesë. “Nuk ka kurrfarë presioni, nuk ka grup të targetuar dhe secili mund të kërkojë ta braktis kompaninë në mënyrë vullnetare”, theksoi Sandev.

Telekomi i Maqedonisë dhe T-Mobile që sot u ofrojnë të punësuarve të cilët dëshirojnë në mënyrë vullnetare të largohen nga kompania program të ri me një sasi të hollash e cila individualisht mund të arrijë deri në 30 mijë euro.

Programi bashkë me vendimin për ndryshimin e strukturës organizative janë miratuar nga Këshilli i drejtorëve të dy kompanive në takimin e mbajtur më 11 korrik 2013, ndërsa janë pasojë e rrethimit të konkurrencës së fuqishme dhe dinamikës së shpejtë të lëvizjeve tregtare të cilat shkaktuan trende negative, njoftojnë nga kompania.

“Organizimi i ri është në drejtim të ndërtimit të kompanisë efikase e cila do ta ruajë pozitën prej lideri në treg sipas rregullave dhe kushteve të reja”, theksojnë nga kompania dhe shtojnë se një pjesë e ndryshimeve është edhe rritja e efikasitetit, si dhe ristrukturimi dhe optimizimi i resurseve njerëzore.

Programi ka të bëjë për të gjithë të punësuarit. Të gjithë mund të dorëzojnë kërkesë për largimin vullnetar nga kompania, por e drejtë diskrete është e punëdhënësit nëse do ta pranojë kërkesën. Presin rreth 300 kërkesa për largim nga kompania. Sasia e të hollave do të varet nga më shumë kritere në mesin e të cilave vitet e stazhit të punës, si dhe kompensimi shtesë financiar i njëfishtë në baza të tjera: mosha etj.

Edhe udhëheqësia edhe sindikata theksojnë se kjo është hera e parë të ofrohet një shumë e lartë për pagesë. Kryetari i Sindikatës, Jordan Sandev thekson se programi është i mirë, vullnetar dhe secili i cili mendon se i përgjigjet mund të vendos të dorëzojë kërkesë. “Nuk ka kurrfarë presioni, nuk ka grup të targetuar dhe secili mund të kërkojë ta braktis kompaninë në mënyrë vullnetare”, theksoi Sandev.

Drejtori i komunikimeve, Dimitar Kovaçevski theksoi se kompania vazhdimisht punëson profile të reja të njerëzve të cilët punojnë me shërbime të reja.

Të punësuarit të cilët janë të interesuar mund të dorëzojnë kërkesa që sot në 6 ditët e ardhshme. Në dy kompanitë për momentin janë 2.100 të punësuar.

Ndryshimet, siç thonë nga kompanitë, do të kontribuojnë për ndërtimin e një kompania më efikase, e cila me sukses do t’u përgjigjet biznes sfidave të reja, që çon drejt zhvillimit të shërbimeve të reja dhe më të mira dhe kënaqësisë së rritur të shfrytëzuesve.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *