Home / Lajme / Maqedoni / Lazim Destani:Ecologu thotë: PO – Shkëndija (VIDEO)

Lazim Destani:Ecologu thotë: PO – Shkëndija (VIDEO)

31 Korrik – Gjithë këto me qëllimin që Klubi i Futbollit Shkëndija të shndërrohet në një klub shembull, me menaxhment profesional duke zbatuar principet dhe rregullat evropjane të sportit. Rregullat nuk duhet të jenë vetëm fjalë të shkruara në letër, por mënyrë veprimi për çdo ditë, dhe për çdo lojë duke u nisur nga sjellja e tifozëve, sjellja e zyrtarëve të klubit, respekti ndaj kundërshtarit, respekti ndaj arbitrave, dhe loja pozitive.

Për fillim do të doja edhe personalisht të shpreh falënderimet dhe konsideratat më të larta për publikun e gjërë, sportdashësit dhe veçanërisht rininë tonë për besimin dhe vlerësimin e veprës së kompanisë Ecolog kudo që vepron, të shprehura përmes mesazheve të panumërta.

Para katër javësh, filloi një nismë e Shoqatës së tifozëve Ballistët, si pasojë e gjendjes së vështirë përpara së cilës u gjet Klubi i Futbollit Shkëndija, për të gjetur zgjidhje që më pas u shndërrua në kampanjë të tërë me moton “Ecolog, thuaj po!”. Kjo fushatë u mbështet nga gjithë tifozët, dashamirët e klubit Shkëndija nga Tetova, qytetet tjera të Maqedonisë, Kosovës, Shqipërisë dhe prej anembanë botës, që sytë e të gjithëve i bëri të shikojnë nga kompania Ecolog si zgjidhje ideale për klubin.

Ne përshëndesim këtë vullnetarizëm, solidaritet dhe vetëdije të lartë që është demonstruar me këtë rast ndaj një vlere shoqërore siç është sporti.

Parimisht, ne edhe në praktikë mundohemi t’i përgjigjemi pozitivisht çdo iniciative që kontribuon për të mirën e përgjithëshme. Njësoj e kemi trajtuar edhe kërkesën për marrjen në pronësi dhe menaxhim të Klubit të Futbollit Shkëndija, të parashtruar nga përfaqësuesit e tifozëve dhe kryesia aktuale e klubit.

Të nderuar qytetarë,

Rinia jonë është ajo e cila gjithmonë më frymëzon dhe më mban të gjallë shpresën se na pret një e ardhme e ndritur. Bashkë me këtë rini, ne edhe deri tash jemi dëshmuar duke kapërcyer sfida nga më të mëdhatë.

Me këtë rini të talentuar dhe mjaft të zellshme, kompanitë tona realizojnë suksese gjithandej nëpër botë.

E dashura rini,
ju më bëni të krenohem çdo ditë,
pikërishit, ju rinia dhe ardhmëria juaj ishte motivi kryesor për t’i bërë kësaj çështje një trajtim kaq serioz, pavarësisht se sipërmarrjet sportive nuk kanë qenë pjesë e filozofisë sonë të biznesit.

Miq të nderuar,

Ne jemi shumë të vetëdijshëm se Shkëndija është më shumë se një klub futbolli, është simbol i kulturës së qytetit, është pjesë e historisë dhe trashëgimisë jo vetëm në rajonin e Pollogut, por edhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët.

Përveç aspekteve administrative, janë gjithë këto vlera që kemi konsideruar me shumë kujdes, gjatë shqyrtimit të kërkesës së parashtruar për marrjen e klubit.

Siç është bërë e ditur, ne formuam një grup pune të përbërë nga menaxhmenti i lartë dhe ekspertë të kompanisë por edhe konsulentë ndërkombtarë me eksperiencë në fushën e menaxhimit të klubeve profesionale të futbollit. Dhe sipas qasjes tonë standarde për shqyrtimin e çdo projekti të ri, edhe ne këtë rast ne kemi bërë një analizë të detajuar për të konstatuar gjendjen e sipërmarrjes së klubit.
Mbi bazën e kësaj analize pastaj janë hulumturar të gjitha mundësitë për gjetjen e një zgjidhje optimale afatshkurte, dhe formulimin e një plani afatgjatë për të siguruar të ardhme të suksesshme të klubit sipas standardeve evropiane.

Bashkëqytetarë e tifozë të nderuar,
Përgjija jonë vjen pas një aktiviteti shumë intensiv të grupit të punës i cili ka rezultuar me përfundime të qarta dhe plan të kompletuar që kanë ndihmuar vendimarrjen tonë. Plani përfshin objektivat afatgjate të klubit, menaxhimin e pavarur dhe profesional.

Gjithë këto me qëllimin që Klubi i Futbollit Shkëndija të shndërrohet në një klub shembull, me menaxhment profesional duke zbatuar principet dhe rregullat evropjane të sportit. Rregullat nuk duhet të jenë vetëm fjalë të shkruara në letër, por mënyrë veprimi për çdo ditë, dhe për çdo lojë duke u nisur nga sjellja e tifozëve, sjellja e zyrtarëve të klubit, respekti ndaj kundërshtarit, respekti ndaj arbitrave, dhe loja pozitive.

Le ta shndërrojmë stadiumin e Tetovës një qendër për fair play. Ne besojmë fort, se këtij qëllimi i thotë PO gjithë publiku, e gjithë rinia dhe posaçërisht Shoqata e tifozëve Ballistët.

Gjithashtu besojmë, edhe tek mbështetja infrastrukturore e institucioneve publike vendore e qëndrore në përputhje me interesin publik të kësaj ndërrmarjeje sportive.

Dhe,
të nderuar miq,
të nderuar tifozë, të nderuar Ballistë,

Ecologu thotë: PO – Shkëndija.

Prej këtij çasti, Klubi i Futbollit Shkëndija bëhet pjesë e familjes Ecolog.

Ditët në vijim menaxhmenti i ri i klubit do të komunikojë strukturën, planin e sezonit të ri 2013/14 si dhe planet afatgjate të zhvillimit.

Urime të gjithëve, e shumë suksese!

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *