Home / Lajme / Maqedoni / Lehtësim në mënyrën e marrjes së terapisë për pacientët me sëmundje malinje

Lehtësim në mënyrën e marrjes së terapisë për pacientët me sëmundje malinje

Me anë të këtij lehtësimi parashihet që i siguruari ta marrë terapinë adekuate ku përfshihen barnat si aromataza inhibitori, tabletat bifosfonante, LHRN agonist dhe inihibitorë të testosteroneve duke dorëzuar në çdo tre muaj udhëzimin i cili do të vlejë 1 vit nga dita e përshkrimit ndërsa vlefshmëria e të njejtit do vërtetohet duke paraqitur dëshmi për pagesën e kontributeve

Duke pasur për qëllim që të lehtësojmë mënyrën e marrjes së terapisë për pacientët me kancer hormonal responziv në prostatë dhe gji si dhe për pacientët me tumor në traktin gastrointestinal, Fondi për sigurim shëndetësorë në bashkëpunim me Klinikën Univerzitare për radioterapi dhe onkologji për të siguruarit e vet e lehtësoi mënyrën e sigurimit të marrjes së terapisë për pacientët me kancer hormonal responziv në prostatë dhe gji. Deri më tani, pacientët të dijagnostifikuar me kancer hormonal responziv në gji (ku janë të përfshirë gjithësej 200 të siguruar në Klinikën Univerzitare për radioterapi dhe onkologji) dhe kancer në prostatë (ku janë përfshirë gjithsej 220 të siguruar në Klinikën Univerzitare për radioterapi dhe onkologji) një herë në muaj me udhëzim spcjalistik nga mjeku amë janë drejtuar deri te KlinikaUniverzitare për radioterapi dhe onkologji për tu trajtuar me terapinë adekuate.

Me anë të këtij lehtësimi parashihet që i siguruari ta marrë terapinë adekuate ku përfshihen barnat si aromataza inhibitori, tabletat bifosfonante, LHRN agonist dhe inihibitorë të testosteroneve duke dorëzuar në çdo tre muaj udhëzimin i cili do të vlejë 1 vit nga dita e përshkrimit ndërsa vlefshmëria e të njejtit do vërtetohet duke paraqitur dëshmi për pagesën e kontributeve. Udhëzimi dorëzohet një herë në vit, ndërsa vërtetimi për pagesën e kontributeve në çdo tre muaj nga dita e marrjes së terapisë tremujore. Barnat të cilat janë dhënë çdo muaj dhe tani do meren në nivel tre mujor janë:

1. Zoladex 3, 6mg ampulla
2. Zoladex 10, 8mg ampulla
3. Bicalutamide
4. Anastrazol
5. Letrozol
6. Ibandronic tabl.
7. Imatinib
Në lidhje me trajtimin e të siguruarve me brahiterapi, tani do të jetë i nevojshëm vetëm një udhëzim i cili do përfshijë gjithë kohëzgjatjen e shërbimite cila zgjat rreth 3 javë.

Fondi vazhdon me përkushtimin ndaj sigurimit të shërbimeve shëndetësore sa më kualitative për të siguruarit si dhe nxitjen e bashkëpunimit me gjith palët e sistemit shëndetësorë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *