Home / Sport / Lena vazhdon kontratën me Flamurtarin

Lena vazhdon kontratën me Flamurtarin

“Është e vërtetë që do të jem edhe për një tjetër sezon lojtar i Flamurtarit, pasi kam arritur akordin me drejtuesit dhe kam firmosur një kontratë të re. Jam shumë i gëzuar që do të luaj në Vlorë edhe një tjetër vit. Do të jap maksimumin tim për të arritur objektivat që drejtuesit do të vendosin. Uroj që gjithçka të shkojë në rrugën e duhur”, deklaroi strugani Nijazi Lena.

Mesfushori strugan ,Nijaz Lena, ka arritur më në fund akordin me drejtuesit e Flamurtarit. Ai ka firmosur edhe për një vit me skuadrën e drejtuar nga Ernest Gjoka. Lena e pat arritur që një ditë më parë akordin me drejtuesit, por firma erdhi vetëm ditën e djeshme, kur palët konkretizuan gjithçka edhe në letër. Një gjë të tillë e pohon edhe futbollisti, i cili në një prononcim të tijin është shprehur: “Është e vërtetë që do të jem edhe për një tjetër sezon lojtar i Flamurtarit, pasi kam arritur akordin me drejtuesit dhe kam firmosur një kontratë të re. Jam shumë i gëzuar që do të luaj në Vlorë edhe një tjetër vit. Do të jap maksimumin tim për të arritur objektivat që drejtuesit do të vendosin. Uroj që gjithçka të shkojë në rrugën e duhur”, ka përfunduar Lena. Ky i fundit ka pasur oferta nga një sërë klubesh të kampionatit shqiptar, megjithatë ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij me Flamurtarin me objektiv fitimin e titullit kampion.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *