Home / Lajme / Maqedoni / Lëshohet lejet e para për ndërtim në rrugë elektronike

Lëshohet lejet e para për ndërtim në rrugë elektronike

26 korrik-Sipas renditjes së Doing Business, periudha rekorde për dhënien e lejeve për ndërtim, deri në fund të vitit 2012, ka qenë 30 ditë dhe e ka arritur Hong-Kongu, që do të thotë se dy komunat tona e kanë tejkaluar këtë rekord, theksojnë nga Bashkësia e njësiteve të pushtetit lokal të Republikës së Maqeodnisë (BJVL).

Komuna e Kërçovës para dy ditëve i lëshoi dy lejet e para për ndërtim në rrugë elektronike në Maqedoni. Kohëzgjatja e plotë e procedurës elektronike, gjatë dhënies së lejes së parë, ka qenë 27 ditë, ndërsa vetëm një ditë më vonë, komuna e Dellçevës, ka dhënë leje për ndërtim në rrugë elektronike, për periudhë prej 22 ditëve.

Sipas renditjes së Doing Business, periudha rekorde për dhënien e lejeve për ndërtim, deri në fund të vitit 2012, ka qenë 30 ditë dhe e ka arritur Hong-Kongu, që do të thotë se dy komunat tona e kanë tejkaluar këtë rekord, theksojnë nga Bashkësia e njësiteve të pushtetit lokal të Republikës së Maqeodnisë (BJVL).

Sipas BNJVL, lëshimi i lejeve elektrike për ndërtim tregoi se sistemi informues “e-leje për ndërtim”, i vendosur pranë bashkësisë, është tërësisht funksional dhe mundëson veprim të shoejtë dhe transparent nga ana e pushteteve vendore dhe se administrata komunale është e gatshme të përballet me të gjitha format moderne të zbatimit të kompetencave të tyre.

Avantazhi plotësues i këtij sistemi informues, shtojnë, është që investitorët munden kërkesën ta shtrojnë nga cilido lokalitet, që ka qasje në internet, pavarësisht nëse është në vend apo jashtë vendit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *