Home / Sport / Liga e Dytë, Shkupi përballë Dritës

Liga e Dytë, Shkupi përballë Dritës

Skuadra e Shkupit, që fillimisht do të garojë si Korzo, në teren të vet në Çair takohet me ekipin e Dritës, që kthehet në Ligën e Dytë, pasi një sezoni të vetëm dhe të pasuksesshëm në Ligën e Parë.

Vetëm 10-të minuta pas përfundimit të shortit për Ligën e Parë, është hedhur shorti edhe për Ligën e Dytë, ku që në fillim do të ketë përplasje interesante. Skuadra e Shkupit, që fillimisht do të garojë si Korzo, në teren të vet në Çair takohet me ekipin e Dritës, që kthehet në Ligën e Dytë, pasi një sezoni të vetëm dhe të pasuksesshëm në Ligën e Parë. Duel lokal dhe shumë interesant do të ketë në fillim në garave në Ligën e Dytë në Vrapçisht, ku skuadra vendase përballet me Rufenë e Miletinës. Zajazi debutimin në Ligën e Dytë do ta ketë në Veles, përballë Borecit, një tjetër skuadre që këtë vit u ngjit në këtë kategori të garave. Fituesi i Kupës së Maqedonisë Teteksi, garat në Ligën e Dytë do t’i nisë përballë Lokomotivës, Novaci takohet me Tiverin, Maxhari ndeshet me 11 Oktomvrin, ndërsa Pobeda Juniori takohet me Skopjen. Garat në Ligën e Dytë janë paraparë të nisin më 10 gusht me ndeshjet e para që do të fillojnë në orën 18:00.

LDFM, xhiroja e parë, 10.08.2013 ora 18:00:
Vrapçishti – Rufea-M,
Novaci – Tiveria,
Maxhari – 11 Oktomvri,
Sileksi – Miravci (Kozhufi),
Teteksi – Lokomotiva,
Pobeda J. – Skopje,
Korzo (Shkupi) – Drita,
Boreci – Zajazi.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *