Home / Sport / Liga e Parë Franceze, kampione deri tani në merkato

Liga e Parë Franceze, kampione deri tani në merkato

Edhe pse jemi në një periudhë krize për të gjithë Europën dhe kur UEFA kërkon me ngulm respektimin e fair-playit financiar, sërish klubet e futbollit nuk dinë të ndalen në merkaton e kësaj vere. Kur ka mbetur më shumë se një muaj nga mbyllja e merkatos, goditje të mëdha dhe shumë të shtrenjta janë bërë nga ekipe të ndryshme.

Radamel Falcao është blerja më e shtrenjtë e kësaj merkato verore deri tani. Drejtuesit e Klubit nga Principata paguan plot 60 milionë euro për t’i rrëmbyer Atletico Madridid yllin e skuadres, duke mposhtur një konkurencë të fuqishme të skuadrave të tjera të mëdha. Pas kolumbianit Neymar vijon si goditje tjetër më e shtrenjtë e kësaj merkato verore.
Barcelona i pagoi plot 57 milionë euro skuadres së Santosit për të marrë kartonin e talentit brazilian, ndërsa podiumi mbyllet me një tjetër blerje të klubit të Principates, ku manjati rus Rybolovlev pagoi plot 45 milion euro për të marrë shërbimet Xhejm Rodrigues.
Ajo që bie në sy është mungesa e blerjeve të shtrenjta nga klubet e Serie A, Bundesliga Gerrmane dhe ajo e Premier Liges deri në këto momete.
Deri tani blerja më e bujshme e kampionatit italian është ajo e Fiorentinës, e cila pagoi 20 milionë euro për të marrë nga Bayern Munchen, Mario Gomez. Në kampionatin Anglez goditja më e madhe deri më tani është ajo e Fernandinjo, i cili kaloi nga Shaktar Donetsk te Manchester Siti për shifren e 40 milion eurove. Ndërsa në Gjermani goditja më e madhe është bërë deri tani nga kampionet e Europes Bajern Mynih, të cilet paguan 37 milion euro për të marrë nga Borusia e Dortmund talentin gjerman Mario Gwtse.
Merkatoja e nxehtë e kësaj vere pritet të bëhet edhe më interesante në ditet e ardhshme, ku shumë emra të mëdhenj të të futbollit botëror pritet të ndryshojnë ambientet për shifra të tjera stratosferike. I pari që mund të marrë momentalisht kryesimin e kësaj renditje është sulmuesi uruguaian i Napolit, Edison Kavani, i cili pritet të zyrtarizohet në radhet e PSG për shifren e 64 milion eurove.
Ndërsa surpriza e vërtetë e kësaj merkato verore mund të jetë ylli portugez Kristiano Ronaldo, i cili kërkohet nga klubet më të pasura në Europë. Sulmuesi i galaktikëve që mban rekortin e transferimeve pritet që ta thyejë atë duke kalaur shifren e 100 milion eurove.
Por në listen e transferimeve të mëdha pritet të përfundojë edhe talenti Ullsian Geret Beil, kartoni i te cilit llogaritet që kap rreth 100 milion euro. Tani mbetet për tu parë se cili do të kryesojë listen e transferime më të shtrenjta të kësaj merkato verore.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *