Home / Lajme / Maqedoni / Lirohet energjia elektrike për amvisëritë

Lirohet energjia elektrike për amvisëritë

1 korrik-Komisioni Rregullator për Energjetikë propozoi që çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët tariforë nga 1 korriku të zvogëlohet për 5,24 për qind gjegjësisht çmimi mestar për kilovat orë të energjisë elektrike të arrijë 4,483 denarë, por vërejte për propozimin dorëzuan të gjitha kompanitë energjetike, ndërsa më e zëshmja ishte EVN Maqedoni.

Konsumatorët tariforë prej sot do ta paguajnë energjinë elektrike më lirë për 4,48 për qind, gjegjësisht sipas vlerës mesatare prej 4,731 denarë për një kilovat orë. Vendimin për zvogëlimin e çmimit të energjisë për amvisëritë e solli Komisioni rregullator për energjetikë të premten, ndërsa do të vlejë deri më 1 korrik vitin e ardhshëm.

Komisioni Rregullator për Energjetikë propozoi që çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët tariforë nga 1 korriku të zvogëlohet për 5,24 për qind gjegjësisht çmimi mestar për kilovat orë të energjisë elektrike të arrijë 4,483 denarë, por vërejte për propozimin dorëzuan të gjitha kompanitë energjetike, ndërsa më e zëshmja ishte EVN Maqedoni.

Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Dimitar Petrov theksoi se rol më të madh në zvogëlimin e çmimit të energjisë elektrike kanë faktorët korrigjues të të ardhurave të kompanive energjetike, ndërsa më pak ka ndikuar ulja e çmimit në bursat botërore.

EVN Maqedoni të premten përmes kumtesës deri te mediat shprehu brengosje nga vendimi i fundit i Komisionit Rregullator për energjetikë.

“EVN Maqedoni nuk kërkoi rritje të çmimit të energjisë elektrike, por edhe nuk priti se do të ketë ulje të madhe edhe atë pikërisht në pjesën e EVN-së me çka drejtpërdrejt rrezikohet stabiliteti i kompanisë, por edhe i sektorit energjetik në tërësi. Kjo dukshëm do të reflektohet në likuiditetin e kompanisë”, precizon kompania në kumtesë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *