Home / Sport / Liverpuli shënjestron Shaqirin për të zëvendësuar Suarez

Liverpuli shënjestron Shaqirin për të zëvendësuar Suarez

Sulmuesi anësor i bavarezëve është shënjestruar nga Liverpuli si një pauses i denjë i Luis Suarez, me këtë të fundit të destinuar të largohet, pasi ka shumë kërkesa dhe një arsye tjetër është se dëshiron të luajë në Champions League.

Skuadra angleze e Liverpulit dëshiron të bisedojë me Bajernin e Mynihut për mundësinë e blerjes së kartonit të mesfushorit kosovar Xherdan Shaqiri. Pasi kanë humbur garën për mesfushorin Henrik Mkitarian, i cili kaloi te Borusia e Dortmundit, trajneri i Liverpulit, Brendan Roxhers, interesohet tashmë për Xherdan Shaqirin. Bajerni ka blerë Mario Gëcen dhe është afër të marrë Tiago Alkantaran, fakte këto që mjaftojnë për të liruar Shaqirin nëse ka një çmim të kënaqshëm. Besohet se Liverpuli është i gatshëm të paguajë 23 milionë euro. Sulmuesi anësor i bavarezëve është shënjestruar nga Liverpuli si një pauses i denjë i Luis Suarez, me këtë të fundit të destinuar të largohet, pasi ka shumë kërkesa dhe një arsye tjetër është se dëshiron të luajë në Champions League. Bajerni më shumë është i orientuar për ta huazuar Shaqirin, që të luajë më shumë, në mënyrë që atij t’i rritet vlera, ndërsa javën e ardhshme lojtari me origjinë kosovare do të bisedojë me Guardiolën për të kuptuar më shumë planet e trajnerit për të. Në ndeshjet e fundit miqësore të Bajernit, Shaqiri është aktivizuar rregullisht, madje në dy takimet e fundit ka shënuar nga 2 gola, duke bërë edhe Guardiolën të duartrokasë për paraqitjet e mira.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *