Home / Sport / Lorente i mahnitur te Juventusi

Lorente i mahnitur te Juventusi

Ndjesitë e para nga Torino? Qyteti ishte fantastik, realisht shumë i bukur, por ajo që më mahniti ishte stadiumi ynë, ‘Juventus Stadium’. Sapo shkela, ndjeva diçka të veçantë, një aromë fitoreje, ndjesia më e bukur në këto ditë të para si juventin’, tha Lorente.

Fernando Lorente i është ofruar dje disa prej tifozëve të Juves në “Chatillon” për pyetjet e tyre nga skena e improvizuar: “Siç e thashë edhe në prezantimin tim zyrtar, jam shumë i lumtur që jam pjesë e Juventusit dhe jam shumë optimist për sezonin tonë të parë. Flas mirë italisht? Ky ishte një kusht që i vura vetes përpara se të mbërrija. Fundja, kështu do t’i kuptoj shumë herë më mirë shokët e skuadrës dhe sidomos trajnerin Konte. Ndjesitë e para nga Torino? Qyteti ishte fantastik, realisht shumë i bukur, por ajo që më mahniti ishte stadiumi ynë, ‘Juventus Stadium’. Sapo shkela, ndjeva diçka të veçantë, një aromë fitoreje, ndjesia më e bukur në këto ditë të para si juventin. Për më shumë, vëllai im dhe e fejuara janë ata që më stimuluan në këtë zgjedhje”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *