Home / Lajme / Maqedoni / LSDM-ja kërkon takim me kreun shtetëror pas përgjigjes nga Samaras

LSDM-ja kërkon takim me kreun shtetëror pas përgjigjes nga Samaras

18 korrik-T’i prezatojë informatat në çfarë faze janë negociatat dhe t’i njoftojë me pozitat e palës së Maqedonisë në kontestin me Greqinë. Askush, dhe as kryeministri Gruevski, presidenti Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja qeveritare nuk kanë të drejtë të autorit ekskluziv dhe në mbyllje të kësaj çështje me domethënie thelbësore për vendin”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

Citimet në letrën e Andonis Samaras deri te kryeministri Nikolla Gruevski ato që janë transferuar në media, tregojnë për jokonstruktivitetin e Greqisë në kontestin me Maqedoninë, citon LSDM-ja në kumtesën e sotme deri te mediat.

“Për joprincipielitetin e anës greke dhe keqpërdorimin e pozitës të anëtarësimit në BE dhe NATO, përballë standarteve dhe parimeve të Unionit dhe Aleancës, e domosdoshme është të jenë të njohura bashkësia ndërkombëtare dhe të involvuarit në përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes. LSDM-ja insiston që kreu shtetëror i Maqedonisë urgjentisht tu bëjë thirrje për në takim të gjithë subjekteve politike relevante në Republikën e Maqedonisë. T’i prezatojë informatat në çfarë faze janë negociatat dhe t’i njoftojë me pozitat e palës së Maqedonisë në kontestin me Greqinë. Askush, dhe as kryeministri Gruevski, presidenti Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja qeveritare nuk kanë të drejtë të autorit ekskluziv dhe në mbyllje të kësaj çështje me domethënie thelbësore për vendin”, qëndron në kumtesën e LSDM-së.

KE-ja dëshiron zhvillim të kontakteve bilaterale midis liderëve politik të Maqedonisë dhe Greqisë

Komisioni Evropian sot edhe një herë potencoi se kontaktet bilaterale dhe shpeshtimi i tyre midis liderëve politikë të Republikës së Maqedonisë dhe Greqisë janë të mira në lidhje me gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit. Këtë sot në Bruksel e deklaroi, Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së, Kethrin Eshton.

Sipas Kocijançiç, Komisioni bën thirrje edhe për atë se dakordimi dhe zgjidhja e përbashkët e pranueshme për çështjen e emrit, nën ombrellën e KB-së, mbetet esenciale.

“U shfaq shpresë se nisma e fundit nga ndërmjetësuesi i KB-së, për negociata formale me një moment të ri do të sillnin depërtim në lidhje me këtë çështje. Në këtë kontekst, Komisioni Evropian i përshëndet raportet për kontakte bilaterale midis IRJ të Maqedonisë dhe Greqisë”, theksoi Kocijançiç, duke e komentuar pozitën e KE-së lidhur me përgjigjen negative të kryeministrit grek, Andonis Samaras në letrën e kryetarit të Qeverisë së Maqedonisë, për negociata intensive midis ekipeve të cilat do t’i udhëheqnin të dy me qëllim të zgjidhjes së kontestit në dekada për të cilat janë bllokuar integrimet euroatlantike të Maqedonisë.

Në pyetjen për ta komentuar pohimin e Samarasit në letrën se Bashkimi Evropian, ndërsa jo Greqia, e bllokoi fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, si dhe se vendi ynë, sipas kryeministrit grek, nuk i plotëson Kriteret e Kopenhagës, Pia Arenkilde-Hansen, zëdhënësja e kryetarit të Komisionit, Zhoze Manuel Baroso, theksoi se ajo nuk ka se çfarë të shtojë nga ajo që paraprakisht e ka deklaruar Peter Stano, zëdhënës i komisarit për zgjerim, Shtefan Fyle.

Por, megjithatë, Kocijançiç potencoi se “është e njohur pozita e Komisionit Evropian dhe se e njëjta është përsëritur disa herë”, duke menduar për rekomandimet pozitive në katër vitet e kaluara.

Sipas, burimeve të larta të BE-së, janë të pabaza akuzat e kryeministrit grek se vendi nuk i plotëson Kriteret e Kopenhagës, kur KE-ja, si mbrojtëse e tyre, e ka konfirmuar të kundërtën.

Kriteret e Kopenhagës janë rregulla me të cilat definohet nëse një vend ka të drejtë t’i bashkohet BE-së. Kriteret kërkojnë shteti të ketë institucione për ruajtjen e qeverisjes demokratike dhe të drejtat njerëzore, të ketë ekonomi tregtare funksionale dhe t’i pranojë obligimet dhe qëllimin e BE-së. Këto kritere për anëtarësim janë konfirmuar në vitin 1993, në Samitin e Këshillit Evropian në Kopenhagë, Danimarkë, prej ku edhe buron emri i tyre.

Eurodeputeti kroat, Andrej Plenkoviq, sot për MIA-n konfirmoi se Greqia dhe jo BE-ja janë arsye që Maqedonia nuk i ka filluar negociatat inkuadruese të vendit, si dhe se problem nuk është vetëm emri i vendit, por edhe identiteti maqedonas

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *