Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Kryeministër trego propozimin e ri për emrin

LSDM: Kryeministër trego propozimin e ri për emrin

10 korrik-“Është e palogjikshme kryeministri Nikolla Gruevski të heshtë për propozimin e Nimicit, të mos e informojë as opinionin as opozitën, ndërsa lideri i BDI-së Ali Ahmeti, përmbajtjen e propozimit ta kumtojë në Bullgarinë fqinje.

Duket qartë veprimi asinkronik i partnerëve të koalicionit në lidhje me çështjen për kontestin e emrit si dhe për propozimin e fundit të ndërmjetësit Nimic, reagoi LSDM-ja opozitare.
“Është e palogjikshme kryeministri Nikolla Gruevski të heshtë për propozimin e Nimicit, të mos e informojë as opinionin as opozitën, ndërsa lideri i BDI-së Ali Ahmeti, përmbajtjen e propozimit ta kumtojë në Bullgarinë fqinje.
LSDM i bën thirrje kryeministrit Gruevski urgjentisht ti thërrasë të gjitha partitë relevante politike dhe ti nxjerrë informacionet për procesin e bisedimeve, detajet nga propozimi i Nimicit dhe qëndrimin e Qeverisë dhe të kreut shtetëror për këtë çështjeje”, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *