Home / Lajme / Maqedoni / Lube Boshkoski dënohet me 12 vjet burg për rastin ‘Rover’

Lube Boshkoski dënohet me 12 vjet burg për rastin ‘Rover’

12 korrik-
Marjan Tushevski dhe Kire Janev janë vrarë në dalje nga kafeneja “ZU” në lagjen Kapishtec të Shkupit. Fillimisht me 11 plumba është vrarë Tushevski, ndërsa pastaj sulmuesit kanë shtënë edhe drejt Kiro Janevit i cili ka tentuar të ikë. Për këtë rast përgjigjen 15 persona, ndërsa katër prej tyre janë të arrati.

Lube Boshkoski sot është dënuar me 12 vjet burg për ndihmë në vrasjen e Marjan Tushevskit dhe Kiro Janevit më 10 korrik të vitit 2001, kur ishte ministër i Punëve të Brendshme. Në Gjykatën Themelore Shkup 1 iu shqiptuan 10 vjet burg edhe shefit të sigurimit të tij Zoran Trajkovski.

Katër të akuzuarit e parë për vrasjen, shtetasit serb Predrag Çubrillo, Millan Iliq, Millorad Kovaçeviq dhe Vuk Vukiçeviq janë dënuar me burg të përjetshëm.

Sashko Jovanovski dhe Ivica Ristiq morën nga tetë vjet burg. Nikolla Negrievski dhe Goce Mitrovski nga gjashtë vjet, ndërsa aktakuza është tërhequr për Millan Spasovskin, Eduard Fisherin, Bllagoja Dimitrivskin, Goran Petroskin dhe Brnisllva Stojçeskin.

Boshkoski në rastin “Rover” ngarkohet sepse e ka ditur se Orce Korunovski, i cili në vonë gjithashtu është likuiduar në qerim hesapesh kriminele, ka porositur vrasje për Marjan Tushevskin.

Marjan Tushevski dhe Kire Janev janë vrarë në dalje nga kafeneja “ZU” në lagjen Kapishtec të Shkupit. Fillimisht me 11 plumba është vrarë Tushevski, ndërsa pastaj sulmuesit kanë shtënë edhe drejt Kiro Janevit i cili ka tentuar të ikë. Për këtë rast përgjigjen 15 persona, ndërsa katër prej tyre janë të arrati.

Boshkoski në burgun “Idrizovë” veçmë vuan dënim me burg prej pesë vjet për financim ilegal të fushatës zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *