Home / Lajme / Rajon / Lubonja i quan vrasës Haradinajn e Limajn, reagon AAK

Lubonja i quan vrasës Haradinajn e Limajn, reagon AAK

18 korrik-ta e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin”, vazhdon më tej publicist shqiptar.

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma ka shkruar kundër analistit të njohur shqiptar, Fatos Lubonja, i cili kishte publikuar një opinion në revistën “Sudosteuropa Mittelungen”, në muajin shkurt të këtij viti, e ku e kritikonte kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj.

“1) Njerëzit (analistët) si Fatos Lubonja ne k’nej i quajmë “Nona e viçit”, andej i quajnë “bir kurve”;

2) Unë kam “argumente” (ekuivalente më të Fatosit) se ai në pikë të natës e në pikë të ditës, atëherë kur nuk ishte autostrada e, edhe tash kur ajo është, e vë maskën në krye dhe del me “kallash” në Rrugën e Kombit – i plaçkitë turistët kosovarë;

3) Fatos Lubonja – ka mbiemrin që i aliteron (dhe bukurtingëllon) saktë me mbiemër shkau, dhe mos u çuditni sa çkë pjellë mendja e tij e çka pjerdhë goja e tij. Nën atë mjekërr qirilicë fshihet një shka që flet shqyp…”, ka shkruar Luma në rrjetin social Facebook.

Kundër këtij qëndrimi ka reaguar edhe deputeti i AAK-së Burim Ramadani.

“Gjyqi pa gjykatë është krim. Por, gjyqi pas shpalljes dy herë të pafajësisë nga Gjykata është krim me paramendim”, ka shkruar Ramadani.

Publicisti Lubonja, ndërkaq, në shkrimin e publikuar me titullin “Rasti i Haradinajt dhe perceptimi i tij në sferën albanofone”, e ka cilësuar Ramush Haradinajn si një vrasës, i cili u lirua nga Tribunal i Hagës pasi arriti të zhdukë dhe ekzekutojë dëshmitarët.

“Haradinaj është çliruar nga këto akuza ngase ai apo njerëzit e tij kanë frikësuar dhe vrarë dëshmitarë. Ata e dinë se raporti i Këshillit të Europës i vitit 2010 e ka cilësuar gjendjen e mbrojtjes së dëshmitarëve në Kosovë si më të keqen në Ballkan edhe për shkak se vendimi i vitit 2008 i ICTY, që e nxori të pafajshëm Haradinajn herën e parë, nënvizonte vështirësitë për t’i bindur dëshmitarët nga Kosova të shkonin në Hagë dhe të dëshmonin”, vazhdon më tej publicist shqiptar.

Sipas tij, ata e dinë se në gjyqin e fundit dhe përfundimtar dëshmitarët refuzuan të flasin ose ndryshuan versionin e tyre të ngjarjeve.

“Ata e dinë, po ashtu, se e njëjta gjë ka ndodhur edhe në gjyqin e një heroi tjetër të UÇK-së, Fatmir Limaj”, ka shkruar Lubonja.

Sipas tij, është e pabesueshme se si shqiptarët i glorifikojnë këto personazhe. Kjo ndodh, sipas tij, sepse jemi një komb skizofrenikësh.

“Ashtu si në kohën e komunizmit, shqiptarët vazhdojnë të ushqehen me idenë se ata janë asgjë, si qenie individuale, përpara interesave të kombit, se ata duhet të sakrifikojnë veten për atdheun dhe të mbyllin sytë ndaj çdo krimi të kryer në emër të tij”. (INA)

Gjithashtu lexo

Në çdo 32 kërkesa për azil, ja sa shqiptarë kanë mundur të përfitojnë

Numri i kërkesave për azil nga shqiptarët në vendet e BE-së në 2016-ën arriti në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *