Home / Sport / Mançester Siti hedh sytë nga Fred dhe Kardozo

Mançester Siti hedh sytë nga Fred dhe Kardozo

Mançester Siti ka hedhur sytë nga sulmuesi i Brazilit, Fred, si dhe ai i Benfikës, Oskar Kardozo, pasi ishte personalisht trajneri Pelegrini që u kërkoi drejtuesve të klubit të mos insistonin më për të siguruar Edinson Kavanin.

Pelegrini ka të drejtën e vetos në çdo transferim të klubit, ndaj ishte ai që bëri të qartë se nuk duhet paguar kurrsesi shifra e lartë prej 63 milion eurosh që kërkon Napoli për sulmuesin uruguaian.
Si rrjedhojë, ai po sheh me interes 29 vjeçarin Fred, i cili ka shkëlqyer në Kupën e Konfederatave me Brazilin, duke u treguar vdekjeprurës para portës. Drejtuesit e klubit anglez janë të bindur se mund të mbyllin shumë shpejt bisedimet me Fluminensen që zotëron kartonin e futbollistit, për të bindur edhe këtë të fundit të udhëtojë drejt Evropës.
Ndërkohë, një tjetër alternativë për repartin e avancuar, pas largimit të Karlos Tevez, është edhe Oskar Kardozo, i cili me Benfikën ka shkëlqyer në vitet e fundit në kampionatin portugez, por edhe në Kupat e Evropës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *