Home / Sport / Manchester City nis seriozisht merkaton, kërkohen Ronaldo, Ibra dhe Jovetiç

Manchester City nis seriozisht merkaton, kërkohen Ronaldo, Ibra dhe Jovetiç

Qytetaret britanikë dëshirojnë që të rikthehen serish te trofetë dhe për të arritur një gjë të tillë duhet të bëjë një merkato “të çmendur”. Stevan Jovetiç, Alvaro Negredo, Zlatan Ibrahimoviç dhe ëndrra e madhe Kristiano Ronaldo janë emrat më të fundit që qarkullojnë në zyrtat e Sheikeve arab të Sitit.

Ditet e merkatos verore sa vinë e behen gjithmonë e më interesante, kjo edhe për faktin se në oret e fundit një nga gjigantet e futbollit europian në vitet e fundit ka filluar të lëvizë gurët e parë. Pasi ka prezantuar teknikun e ri Manuele Pelegrini drejtuesit e Manchester Sitit janë vënë në kërkim të disa lojtarëve, kartoni i të cileve lëviz nga 25 milion deri në 100 milion euro.
Qytetaret britanikë dëshirojnë që të rikthehen serish te trofetë dhe për të arritur një gjë të tillë duhet të bëjë një merkato “të çmendur”. Stevan Jovetiç, Alvaro Negredo, Zlatan Ibrahimoviç dhe ëndrra e madhe Kristiano Ronaldo janë emrat më të fundit që qarkullojnë në zyrtat e Sheikeve arab të Sitit. “Citizens” janë gati të bëjnë goditjen e madhe këtë verë për rivalizuar denjësisht me rivalët e Manchester United, që gjithashtu ëndërrojnë një rikthim të yllit portugez në Old Trafford.
Sipas “Daily Star”, bëhet e ditur se drejtuesit e skuadres se Sitit janë gati të bëjnë hapin e duhur për të marrë yllin portugez, duke i ofruar atij një rrogë prej 18 milionë sterlinash në sezon, duke thyer konkurencën e çdo klubi tjetër. Deri këtu, Florentino Perez e ka mbajtur fort yllin portugez, duke mos e lejuar që të largohet. Por, duket se City e ka shumë seriozisht dhe drejtuesit e tij, Ferran Soriano e Aitor Begirishtain kanë bërë të ditur qëllimin e madh të sheikëve për të marrë Ronaldon në skuadër.
Ndërsa e përditshmja tjetër britanike “Daily Express” shkruan se në ditët e ardhshme mund të jetë Alvaro Negredo njeriu që mund të zbarkojë në Etihad Stadium. Sulmuesi i Sevillas pëlqehet shumë nga trajneri Manuel Pellegrini. Ndërsa një tjetër yll që pritet të veshë fanellën e nënkampionëve të Anglisë është edhe Stevan Jovetiç.
Klubi anglez duket se ka thyer konkurrencën e Juventus dhe Arsenal për të marrë shërbimet e mesfushorit të Fiorentinës, ndërsa menaxheri i lojtarit Ramadani, ndodhet në Manchester për të biseduar me drejtuesit e Manchester Sitit rreth transferimit të mundshëm të malazezit në ishullin britanik, për tu vënë pastaj nën urdhërat e teknikut Kilen Pelegrini.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *