Home / Lajme / Maqedoni / Manifetsimi Gosfest në Gostivarë

Manifetsimi Gosfest në Gostivarë

16 korrik-“Gosfest” synon qe nëpërmjet tingujve dhe valleve, të ofroje më të mirën që ka Gostivari, për sa i përket këngës folklorike, valles popullore, muzikës qytetare, vallëzimit modern dhe artit. Java Kulturore “Gosfest” u dedikohet qytetareve te Gostivarit, ne veçanti artdashësve, duke mos harruar të përmendim se “Gosfest” realizohet në periudhën kur mërgimtaret kthehen ne vendlindje, kjo shkon edhe për nder të tyre në një forme mirëseardhje”, tha, Argjent Farizi, nga Komuna e Gostivarit.

Nën patronazhin e Kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, për herë të parë në Gostivar do të mbahet Java Kulturore “Gosfest”.

Manifestimi do të mbahet nga data 24 e deri me 27 Korrik me fillim në ora 22:00, dhe për katër ditë manifestimi do të mbahet në Amfiteatrin e parkut të qytetit dhe në sheshin e qytetit në Gostivar.

Pjesëmarrës në këtë manifestim do të jenë mbi 200 artist nga gjashtë organizata joqeveritare nga Gostivari.

Argjent Farizi nga Këshilli Artistik tha se ky manifestim organizohet për të respektuar përcaktimet programore të kryetarit Nevzat Bejta për përkrahje të kulturës dhe promovim të shoqatave kulturore lokale.

“Gosfest” synon qe nëpërmjet tingujve dhe valleve, të ofroje më të mirën që ka Gostivari, për sa i përket këngës folklorike, valles popullore, muzikës qytetare, vallëzimit modern dhe artit. Java Kulturore “Gosfest” u dedikohet qytetareve te Gostivarit, ne veçanti artdashësve, duke mos harruar të përmendim se “Gosfest” realizohet në periudhën kur mërgimtaret kthehen ne vendlindje, kjo shkon edhe për nder të tyre në një forme mirëseardhje”, tha, Argjent Farizi, nga Komuna e Gostivarit.

Për përmbajtjen e programit artistik, foli profesori i artit figurativ dhe drejtor i Qendrës për Kulturë në Gostivar, Luan Zenku.

“Natën e parë programi artistik do të filloje me këngët folklorike ku melosin do ta dëshmojnë Shoqëria Kulturore Artistike “Lulet e Malësisë” nga Sërmnova, me valle tradicionale do të paraqitet Shoqëria Kulturore Artistike “Jahi Hasani” nga Çegrani. Nata e dytë do ketë dy shfaqe, shfaqja e parë do të jetë prezantim i filmit 32 minutë në “Luginën e Lumit Vardar”, e punuar nga OJQ “Pro Ko”, dhe aktiviteti i dytë i mbrëmjes do të jetë drama “Qyteti i zbrazur”, organizuar nga Shoqata kulturore “Fishta” – Gostivar. Nata e tretë u përket Shoqatës kulturore artistike figurativ të Maqedonisë “Draudakum”. Kësaj radhe kjo shoqatë nga nata e parë bashkë me shoqatat “Lulet e Malësisë” dhe me “Jahi Hasanin”, në formë të kolonisë ata do ta nisin këtë manifestim dhe tërë kohën do na shoqërojnë me veprat e tyre artistike. Ekspozita do të mbahet në amfiteatrin e qytetit me 22 artist nga Gostivari. Nata e fundit është nata e të rinjve. Në organizim të shoqatës “i Dance Studio”, në rrugën e “Dibrës” me një program zbavitës “Dance” dhe që do zgjasë dyzet e pesë minuta dhe më pas në formë karnavali do futen në sheshin e qytetit, ku do të filloje koncerti. Në koncert do të merr pjesë një grup nga Gostivari “Afternoon i Amsterdam” dhe Dj Dark Child”, tha profesori, Luan Zenku.

Për shkak se gjendemi në muajin e Ramazanit, çdo program artistik do filloje në ora 22:00.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *