Home / Sport / Manjati indozenian paralajmëron shkëlqimin e Interit

Manjati indozenian paralajmëron shkëlqimin e Interit

Bisedimet për të ardhmen e Interit hyjnë në një fazë të re. Pak ditë pas shfaqjes zyrtare të Erick Thohir, përpara mediave, manjatit indonezian nis një tjetër ofensivë për të blerë pjesën më të madhe të aksioneve.

“Duhet të punojmë ende për të rregulluar disa detaje por gjithçka po shkon në drejtimin e duhur. Nuk mund të them ende se kur do të finalizojmë por dua ta ngre Interin mes klubeve më të mëdha të botës.

Është shumë e rëndësishme që të kem shumicën e aksioneve në shoqëri. Leonardo? Nuk po komentoj sepse s’kam çfarë të them”.

“Nainggolan? Unë nuk jam presidenti i shoqërisë dhe mendoj se një ide më të qartë rreth skuadrës aktuale e ka trajneri”.

Javën e shkuar Thohir vizitoi qytetin e Milanos ku u takua me presidentin aktual Massimo Moratti me të cilin diskutoi çështjen e blerjes së aksioneve që vazhdon t’i ndajë palët në proces.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *