Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonasit me rritje të mortalitetit, shqiptarët ulje

Maqedonasit me rritje të mortalitetit, shqiptarët ulje

1 korrik-Nga ana tjetër edhe lindshërmia shënon trende në rënie sa i përket popullsisë maqedonase. Vitin e kaluar ka pasur 11.995 foshnja të lindura nga etniteti maqedonas, ndërsa 8.035 tek etniteti shqiptar. Tek komuniteti rom ka pasur 1.552 lindje, si shifër e lartë në krahasim me komunitetet e tjera pakicë.

Në Maqedoni po shënohet rritje e numrit të vdekshmërisë apo mortalitetit tek popullata maqedonase.

Në një analizë të gazetës “Dnevnik” janë shprehur shifra shqetësuese sa i përket rritjes së shkallës së vdekshmërisë tek etniteti maqedonas. Sipas statistikave të publikuara, vitin e kaluar ka pasuar numër të lartë të vdekshmërisë ndërsa 14.823 apo 73 për qind e popullësisë në këtë kategori janë të etnitetit maqedonas.

Tek popullsia shqiptare ka pasur 3.416 të vdekur apo 16,9 për qind në nivel shteti. Më pas vijnë romët me 2,6 për qind dhe turqit me 2,4 për qind.
Nga ana tjetër edhe lindshërmia shënon trende në rënie sa i përket popullsisë maqedonase. Vitin e kaluar ka pasur 11.995 foshnja të lindura nga etniteti maqedonas, ndërsa 8.035 tek etniteti shqiptar. Tek komuniteti rom ka pasur 1.552 lindje, si shifër e lartë në krahasim me komunitetet e tjera pakicë.

Ekspertët e demografisë kanë shprehur shqetësime lidhur me rënien e numrit të lindshmërisë dhe rritjen e vdekshmërisë tek popullata maqedonase, gjatë viteve të fundit. “Shqetësuese është se popullata maqedonase po hyn në kategorinë e popullsisë së vjetëruar, ndërsa vazhdimisht ka trende të rritjes së vdekshmërisë”, theksoi demografi Donço Gerasimovski.

Rritja e popullsisë nga lindshmëria sipas Entit të Statistikave dhe të dhënave të publikuara ndodh pikërisht në komunat të banuara dhe dominuara nga shqiptarët si: Saraji, Çairi, Tetova, Studeniçani, Shutka, Struga, Kumanova, Likova, Haraçina, Zhelina dhe Gazi Baba.

Ndërsa shkalla shqetësuese e vdekshmërisë dhe uljes së lindshmërisë është në komunat: Berovë, Manastir, Gjevgjeli, Dellçevë, Demir Kapi, Demir Hisar, Kavadar, Kratovë, Kriva Pallankë, Krushevë, Ohër, Pehçevë, Prilep, Probishtip, Resnjë, Sveti Nikollë dhe komunat e Shkupit si Karposh dhe Kisella Vodë. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *