Home / Lajme / Maqedoni / Maqedoni, banknotat pa asnjë element shqiptarë (VIDEO)

Maqedoni, banknotat pa asnjë element shqiptarë (VIDEO)

13 Korik – Partitë e opozitës me rastin e rizgjedhjes së Bajramit për shtatë vite të tjera në këtë institucion, e akuzuan ate për dështim total si në planin e rritjes së ndikimit të vendimmarrjes, por edhe në rritjen e punësimeve të kuadrove të profilizuara shqiptare në këtë lëmi, një pjesë e të cilëve kanë mbaruar studimet jashtë vendit.

Banka Popullore e Maqedonisë ka shpallur konkursi për zgjedhje ideore dhe grafiko – artistike për pamjen e banknotave të reja të denarëve.

BPM planifikon që të lëshojë në treg për herë të parë banknote prej 200 dhe 2.000 denarëve. Kjo bankë ka theksuar se ka parë të nevojshme hartimin e kësaj strategjie, pas analizuave të përgjithshme, sepse banknotave e reja me këto vlera do të bëjnë rebalancing e strukturës aktuale financiare.

Banka ka hedhur poshtë zërat se vendimi për këto valuta ka të bëjë me inflacionin. Por, këto banknota të reja do të lëshohen në treg në vitin 2015. Ndërkohë, në këtë konkurs për zgjidhjet ideore dhe grafike inkurajohen për pjesëmarrje edhe artistët dhe grafistët shqiptarë.

Artistët shqiptarë theksojnë se nuk kanë çfarë të kërkojnë në konkurse të tilla, kur nuk inkurajohen nga zyrtarët shqiptarë në këto institucione. “Ne duam inkurajim dhe të kemi mbështetje. Përse në njërën nga valutat të mos ketë elemente shqiptare. Kjo duhet të ndodhë dhe apelojmë që të vetëdijësohen këta zyrtarë”, theksoi profesori i artit figurative, Bashkim Qerimi.

Një përkrahje në këtë drejtim pritet nga zëvendës – guvernatori i Bankës Popullore, Fadil Bajrami, i cili nga partitë politike është në shënjestër të kritikave për moslëvizjen e gjërave në favor të shqiptarëve në këtë institucion relevant. Partitë e opozitës me rastin e rizgjedhjes së Bajramit për shtatë vite të tjera në këtë institucion, e akuzuan ate për dështim total si në planin e rritjes së ndikimit të vendimmarrjes, por edhe në rritjen e punësimeve të kuadrove të profilizuara shqiptare në këtë lëmi, një pjesë e të cilëve kanë mbaruar studimet jashtë vendit.

Gati të gjitha banknotat e denarit në Maqedoni janë me elemente sllave dhe maqedonase, ndërsa në mënyrë simbolike në disa prej tyre janë evidentuar elemente shqiptare, bie në sy vetëm një tavan i stilizuar i një ode shqiptare.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *