Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi kërkojnë çmime të njejta për roaming si BE-ja

Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi kërkojnë çmime të njejta për roaming si BE-ja

3 korrik-“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një grup të shteteve me mbi 10 milionë banorë, shpresojmë se kjo do të pranohet seriozisht nga ana e BE-së dhe Komisioni Evropian, do të kryejnë presione mbi operatorët dhe se do t’i bëjnë ndryshimet adekuate të rregullativës që të munden edhe qytetarët tanë të shfrytëzojnë çmime të njejta si ato në BE”, tha Ivanovski.

Qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi të kenë çmime të njejta për shfrytëzim të shërbimeve roaming kur udhëtojnë në vendet-anëtare të BE-së. Këtë e kërkuan sot ministrat resor të tre shteteve Ivo Ivanovski, Rasim Lajiq dhe Vuica Lazoviq përmes nënshkrimit të letrës së përbashkët deri te Komisioni Evropian dhe Drejtoria për rrjete komunikuese.

“Vazhdimisht i plotësojmë direktivat dhe kërkesat e Bashkimit Evropian dhe është koha që Uioni t’i respektoj kërkesat tona”, theksoi pas nënshkrimit të dokumentit të përbashkët ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski.

Hapi i ardhshëm, shpjegoi, është që të kryhet ndryshim i rregullativës dhe të vendosen rregulla të reja për operatorët që të mund të shfrytëzohen roaming-tarifat e lira të BE-së.

“Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një grup të shteteve me mbi 10 milionë banorë, shpresojmë se kjo do të pranohet seriozisht nga ana e BE-së dhe Komisioni Evropian, do të kryejnë presione mbi operatorët dhe se do t’i bëjnë ndryshimet adekuate të rregullativës që të munden edhe qytetarët tanë të shfrytëzojnë çmime të njejta si ato në BE”, tha Ivanovski.

Ministri serb Lajiq vërejti se është fakt që për realizimin e iniciativës rajonale duhet të kalojë një kohë e caktuar, por që bartësit e tyre do të bëjnë përpjekje për përshpejtim.

Për ministrin malezez Lazoviq ngjarja e sotme është fillim i bashkëpunimit që do të pasojë në periudhën e ardhshme midis tre shteteve.

Sipas të dakorduarës, ministrat e tre shteteve veçmë në shtator do të kenë takim në Mal të Zi ku do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim në sferën e telekomunikimeve.

Sipas të dhënave që i prezantoi ministri Ivanovski, qytetarët e Maqedonisë paguajnë shtatë herë çmime më të larta për thirrje nisëse në roamig, tetë herë më të larta për thirrje të mbërritura dhe tre deri aktër herë më shumë për shfrytëzim të interneti prej 1 megabajt.

Aktivitetet për shfrytëzimin e roaming-tarifave të BE-së filluan me iniciativë të Agjencisë së Maqedonisë për komunikime elektronike

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *