Home / Lajme / Maqedoni / MASH do të kryejë kontroll të trajnimeve të nxënësve nga arsimi i mesëm profesional

MASH do të kryejë kontroll të trajnimeve të nxënësve nga arsimi i mesëm profesional

31 korrik-
Kryetari i Komisioni Aleksander Spasenovski nga VMRO-DPMNE, megjithatë vlerësoj se është gabim të nënçmohen efektet e këtij ligji i cili sipas tij do ta përmirësojnë gjendjen në vend, do t’i përforcojë lidhjet mes MASH dhe kompanive, si dhe kontrollin që do ta kryejë Ministria. Ai vlerëson se është pozitive ajo që bëhen përpjekje që nxënësit menjëherë pas përfundimit të arsimit profesional të kyçen në tregun e punës.

Komisioni kuvendor për arsim sot i pranoi ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për arsim profesional dhe trajnim, në lexim të parë, të cilat parashikojnë të rritet përfshirja e nxënësve që realizojnë mësim praktikë te punëdhënësit që të rriten aftësitë dhe kompetencat e tyre që pas përfundimit të arsimit profesional të munden menjëherë, pa trajnime shtesë të kyçen në tregun e punës.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Spiro Ristovski sqaroi se me Ligjin vendoset regjistër i nxënësve që kanë lidhur marrëveshje për trajnim praktik te punëdhënësit dhe se Oda Ekonomike, Lidhja e Odave Ekonomike dhe Oda e Zejtarëve të Republikës së Maqedonisë në çdo tre muaj do të dorëzojë raport për marrëveshje të lidhura për trajnim praktik të nxënësve te punëdhënësit deri te Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendrës për arsim profesional dhe trajnim. Ministria do të kryejë kontroll te punëdhënësit për përmbushjen e kushteve dhe për marrëveshjet e lidhura për realizimin e trajnimit.

Në diskutimin për ndryshmet, deputeti Mitre Veljanovski nga LSDM-ja tha se kjo reformë nuk do të japë asnjë efekt sepse nevojiten ndryshime konkrete në arsimin profesional. Sipas tij, ekziston rrezik që nxënësit të shkojnë në trajnim, por të mos i kryejnë detyrat lidhur me profesionalizim për të cilën arsimohen.

Kryetari i Komisioni Aleksander Spasenovski nga VMRO-DPMNE, megjithatë vlerësoj se është gabim të nënçmohen efektet e këtij ligji i cili sipas tij do ta përmirësojnë gjendjen në vend, do t’i përforcojë lidhjet mes MASH dhe kompanive, si dhe kontrollin që do ta kryejë Ministria. Ai vlerëson se është pozitive ajo që bëhen përpjekje që nxënësit menjëherë pas përfundimit të arsimit profesional të kyçen në tregun e punës.

Në këtë seancë të Komisioni janë miratuar edhe ndryshimet e Ligjit për veprimtarinë inovative në lexim të parë, të cilat parashikojnë risaktësimin e zgjedhjes së drejtorit të Fondit për Inovacione.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *