Home / Lajme / Maqedoni / Mbi 100.000 euro për meremetimin e rrugëve në Strugë

Mbi 100.000 euro për meremetimin e rrugëve në Strugë

Vetë shoferët kanë reaguar sepse ata paguajnë taksa të larta për mirëmbajtjen e rrugëve, që janë të patjetërsueshme, ndërsa ato nuk investohen aty për çka edhe u merren qytetarëve gjatë regjistrimit të veturave dhe automjeteve të tjera.

Gjendja e shtresës së asfaltit në rrugët e qytetit të Strugës dhe të vendbanimeve të tjera rurale është e mjerueshme, sepse në këto rrugë nuk është intervenuar vite me radhë, ndërsa dëmtimet kanë qenë evidente në saje të cilësisë së dobët të shtresimeve e sidomos të intervenimeve të mëparshme.

Gjatë sezonit të dimrit, të reshurave dhe lagështisë, nuk është intervenuar gati në asnjë pjesë të rrugëve të dëmtuara, ndërsa dëmtimet kanë marrë përmasa të mëdha dhe kanë shkaktuar shumë dëmtime të veturave pjesëmarrëse në komunikacion.
Vetë shoferët kanë reaguar sepse ata paguajnë taksa të larta për mirëmbajtjen e rrugëve, që janë të patjetërsueshme, ndërsa ato nuk investohen aty për çka edhe u merren qytetarëve gjatë regjistrimit të veturave dhe automjeteve të tjera.

Për të rregulluar sado pak këtë gjendje, komuna e Strugës ka ndarë mbi 100 mijë euro për meremetimin e gropave në rrugë. Në tenderin e shpallur nga ana e komunës, është përzgjedhë ndërmarrja për meremetim dhe menjëherë kanë dalë në teren për të mbushur gropat dhe sado pak të përmirësohet kjo gjendje në kohën kur në Strugë qëndrojnë edhe kurbetçinjtë dhe një numër i konsideruar i turistëve dhe kalimtarëve të tjerë të rastit, pjesëmarrës në komunikacion. (M.Latifi/INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *