Home / Lajme / Maqedoni / Me para evropiane do të trajnohen trajnerët dhe punëtort e ndërtimit për efikasitet energjetik

Me para evropiane do të trajnohen trajnerët dhe punëtort e ndërtimit për efikasitet energjetik

2 korrik-
Koordinatori i projektit “Build up skills” në Maqedoni, Risto Jovanov, theksoi se në projekt do të përfshihen rreth 60 institucione nga Maqedonia dhe rreth 30 firma ndërtimi që do të aplikojnë për trajnim të punonjësve të tyre për efikasitet energjitik dhe përdorimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë.

Maqedonia nga nëntori i sivjetshëm do të mund të konkurrojë për mjetet nga Bashkimi Evropian për trajnim të trajnerëve dhe punonjësve të ndërtimit për efikasitet energjitik të ndërtesave. Për trajnimin e trajnerëve mund të tërhiqen 250.000 euro, ndërsa për trajnimin e punëtorëve të ndërtimit rreth dy milionë euro.

Trajnimet për punëtorët e ndërtimit do të zgjatin tre javë prej të cilave dy javë mësim teorik dhe një javë mësim praktik, ndërsa në varësi të profesionit përqindja e mësimit praktik mund të jetë edhe më e madhe. Pas përfundimit të trajnimit do të publikohet për marrjen e verifikimit të kualifikimit të tyre ose marrjen e titullit mjeshtër.

Do të trajnohen të paktën 4.600 punëtorë deri në vitin 2016, ndërsa në vitin 2020 gjithsej 9.800 punëtorë do të marrin kualifikimin për efikasitet energjetik dhe burime ripërtëritëse të energjisë. Prioritet do të kenë trajnimi i muratorëve dhe mjeshtrave të fasadave, si dhe të ballkoneve, marangozët dhe elektriçistët lidhur me instalimin e pajisjeve që përdoren për burimet ripërtëritëse të energjisë.

Koordinatori i projektit “Build up skills” në Maqedoni, Risto Jovanov, theksoi se në projekt do të përfshihen rreth 60 institucione nga Maqedonia dhe rreth 30 firma ndërtimi që do të aplikojnë për trajnim të punonjësve të tyre për efikasitet energjitik dhe përdorimin e burimeve ripërtëritëse të energjisë.

Trajnimi i një punëtori, saktësoi Jovanov, do të kushtojë rreth 300 euro në të cilat firma fo të marrë pjesë me 10 për qind , ndërsa të tjerët do të jenë mjete nga BE-ja nga Projekti.

Drejktori i Agjencisë për energjetikë Llazar Geçevski pret që të ketë ulje të çmimit të objekteve të ndërtimit që do të ndërtohen me përmirësimin e efikasitetit energjitik.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *