Home / Lajme / Maqedoni / Me tre vjet burg dënohet Buçkovski

Me tre vjet burg dënohet Buçkovski

1 korrik-Rasti “Pjesët e tankeve” ka ngarkuar me po kaq burg edhe ish-shefin e Shtatmadhorisë së ARM-së, Meto Stamboliski, dhe drejtorin e MZT FOB, Nelko Menkinovski dhe Aco Gjurçevski.

Gjykata penale sot i caktoi tri vjet burg të akuzuarit të parë në rastin “Pjesë të tankeve”, ish kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes, Vllado Buçkovski.

Gjykata caktoi dënime me burg edhe për katër të akuzuarit tjerë në këtë rast.

Ish shefi i SHM-së të ARM-së, Metodi Stamboliski dhe drejtori i MZT FOP, Mitre Petkovski u dënuan me nga tre vjet burg, ndërsa ish përgjegjësi për logjistikë, Nelko Menkinovski dhe ish këshilltari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes Aco Gjurçeski me nga dy vjet burg.

Të akuzuarit duhet ta kthejnë dëmshpërblesën e cila është më shumë se dy milionë euro. Ata janë të dyshuar për keqpërdorime gjatë furnizimit me pjesë të tankeve me vlerë prej më shumë se dy milionë euro me furnizim të katërfish më shumë se pjesët e nevojshme rezervë për tanket e armatës T-55.

Kjo lëndë u kthye në rigjykim pasi Gjykata e Apelit e anuloi aktgjykimin e Gjykatës Penale, sipas së cilës Buçkovskit iu caktua dënim me burg.

Sipas Buçkovskit, vendimi i gjykatës është skandaloz.

“Procesi gjyqësor zhvillohet tashmë gjashtë vjet dhe vazhdon tendeca për lajaktimin e gjyaktësve dhe të autoriteteve. Nuk ka asnjë dëshmi kundër meje. Gjykata e Apelit dha udhëzime për aktvendim lirues, megjithatë gjykatësja dukshëm nuk ka guxim”, tha Buçkovski.

Avokati i Buçkovskit, Nikolla Polenak aktgjykimin e quajti “virtual” sepse për të nuk ka pasur asnjë dëshmi.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *