Home / Sport / Menaxheri konfirmon: Ambrozini drejt Fiorentinës

Menaxheri konfirmon: Ambrozini drejt Fiorentinës

Menaxheri i Masimo Ambrozinit ka deklaruar në mediat italiane se lojtari është shumë pranë firmës me Fiorentinën, me një marrëveshje të mundshme që do të nënshkruhet brenda javës. 36 vjeçari u largua nga Milani pak javë më parë pasi ish-klubi i tij nuk i rinovoi kontratën dhe tani është futbollist i lirë.

“Masimo do të kthehet nga pushimet në javën e ardhshme dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur për një marrëveshje”, tha menaxheri Moreno Roxhi. “Tani jemi në pritje vetëm për telefonatën e Fiorentinës”.
“Firence është një destinacion popullor, jo vetëm për atë, por për të gjithë Evropën. E kupton kur dëgjon zërat për Mario Gomez dhe David Vija”, tha ai.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *