Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi në festën e Partisë Socialiste (VIDEO)

Menduh Thaçi në festën e Partisë Socialiste (VIDEO)

Tiran, 02 Korrik – Me një festë në ambientet e hotel Sheraton, socialistët mbrëmë festuan 22 vjetorin e krijimit të partisë së tyre si dhe fitoren në zgjedhjet e 23 qershorit.

Përballë të ftuarve të tij, Rama premtoi se nuk do të ketë asnjë revansh ndaj opozitës, pas ndërrimit të pushteteve. Në rresht për të pritur të ftuarit ishin zgjedhur disa prej figurave të njohura të socialistëve, përfaqësues të brezave të ndryshëm në parti.

Festa e 22 vjetorit të Partisë Socialiste u shkri me atë të fitores, rast i cili kishte sjellë nga Maqedonia për një urim edhe Menduh Thaçin. Lideri i partis Demokratike Shqipëtare Menduh Thaçi me këtë rastë ka takuar Edi Ramën dhe zyrtarë të tjerë të lartë të partisë socialiste, kreun e LSI-së Ilir Metën, Pandeli Majko duke u uruar për rezultatin e korrur në zgjedhjet e fundit.

Nga Kosova në këtë festë të dyfisht ka marrë pjesë edhe Bexhet Pacolli. Në fjalën e rastit, lideri socialist premtoi se s’do të ketë asnjë revansh ndaj opozitës, kur të marrë pushtetin.

“Vuajtjet e opozites nuk do t’i perdorim per revansh, por ato do te jene mesim per te Rilindur vendin”, tha kreu i PS.

Që nga 23 qershori ka pasur kohë të reflektojë mbi mandatin që I dhanë shqiptarët. Për këtë, thotë se do të flasë me fakte dhe vendime kurajoze.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *